E diel, 16.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sapo të zgjidhem, do ta pastroj qytetin dhe do t’i jap fund trafikut kaotik”, kështu shprehet Faqeer, lindur në vitin 1975 si Essa Gul
Dy transseksualët, kandidatë për Presidencën e Pakistanit










Sanam Faqeer është një ndër 7 transseksualët, ndër 23 mijë persona kandidatë për Presidencën në Pakistan. “Objektivi im është t’u jap drejtësi të varfërve, mirëqenie të moshuarve, promovimi i meritokracisë dhe zhdukja e papunësisë.

Sapo të zgjidhem, do ta pastroj qytetin dhe do t’i jap fund trafikut kaotik”, kështu shprehet Faqeer, lindur në vitin 1975 si Essa Gul, gjithnjë nën përçmimin e vëllezërve të tij për shkak të sjelljeve të tij fluturake.

Kur ishte 15 vjeç, me vdekjen e prindërve, e larguan nga shtëpia, duke ia besuar një përfaqësuesi të komunitetit transseksual. Prej asaj kohe mori vendimin të ndërrojë emër, të rrisë flokët, të veshë rroba femërore dhe të punojë si prostitutë.

Në vitin 2009 ka krijuar një strukturë për eunukët e moshuar, që sot u ofron transseksualëve mundësinë e përdorimit të kompjuterit dhe mundësinë e gjetjes së një pune më të respektueshme.

Bindiya Rana po shëtit lagjet e varfra portë më portë. Të gjithë atyre që e pyesin nëse do të mund të fitojë, Rana u përgjigjet: “Nuk ka rëndësi. Kam fituar kur pranuan dokumentet e mia”.

Publikuar: 30.04.2013 | 00:12
Lexuar: 875 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime