E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Të tre këta filma, të financuar nga Qëndra Kombëtare e Kinematografisë, pritet të çojnë një copëz të realitetit shqiptar në kontinentin tjetër.
Tre filma shqiptarë në









Tre filma shqiptarë do të marrin pjesë në "SEE Film Festival", që mbahet në maj në Los Anxhelos.

"Farmakon" i Joni Shanajt, "Agon" i Robert Budinës dhe "Amnistia" i Bujar Alimanit, do të shfaqen për publikun e huaj gjatë datave 2 dhe 6 maj, kur dhe do të zhvillohet festivali. Të tre këta filma, të financuar nga Qëndra Kombëtare e Kinematografisë, pritet të çojnë një copëz të realitetit shqiptar në kontinentin tjetër.

"Farmakon" përqendrohet në një marrëdhënie dashurie mes një djali të ri e një vajze të re, në zemër të një sistemi patriarkal dhe cinik të dorëzuar përballë urisë për pushtet, korrupsionit dhe mashtrimeve. "Amnistia", ngjarjet e të cilit janë vendosur në fillim të viteve '90, është një dramë neorealistë. Një histori dashurie që lind gjatë rrjedhës së jetës monotone të personazheve, por që përfundon tragjikisht dhe jo ashtu siç mund ta presësh.

Ndërsa "Agon" është një histori integrimi mes popujsh me kultura e tradita të ndryshme, një histori që i bie këmbanave të alarmit kur këta popuj priren nga paragjykimet në bashkëjetesën midis tyre, të gjitha këto pasqyrohen nëpërmjet dy historish dashurie të pamundura.

"SEE Film Festival" është qasje që afron Perëndimin me Lindjen, duke synuar afrimin e kulturave të ndryshme etnike. Festivali i Filmit South East edukon dhe promovon diversitetin kulturor të Evropës Juglindore nëpërmjet prezantimeve vjetore të filmave.

Publikuar: 04.05.2013 | 09:35
Lexuar: 986 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime