E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ngjarja ka ndodhur pas orës 16 e10 minuta të së premtes, kur Shefqet Aliu, nga fshati Brod, kishte parë një veturë të bardhë, e cila ishte ndalur dhe nga ajo kishte dalë një person, siç e ka përshkruar ai, me flokë të gjatë të lidhur bistek prapa, i cili po fshinte duart pas vendosjes së një gjësendi në një shtyllë elektrike brenda hapësirës së Lapidarit të Dëshmorëve, raporton gazeta Koha Ditore e së shtunë
Dyshuan për eksploziv në lapidar, gjetën “spiunazh” ushtarak








Një pjesë e rrugës për në Shtërpcë, saktësisht te Lapidari i Dëshmorëve të UÇK-së në Brod, të premten rreth orëve të mbrëmjes ishte e bllokuar për tri orë rresht, nën dyshimin se është vendosur eksploziv në lapidar. Pas ardhjes së ekipeve për çminim të Policisë së Kosovës, në vendin e dyshuar është gjetur një kuti ushtarake, me disa shënime anglisht, që i ngjanin shifrave, dhe e plombuar, nëpërmjet së cilës dyshohet se përçohen porositë ushtarake, shkruan Koha Ditore.

Ngjarja ka ndodhur pas orës 16 e10 minuta të së premtes, kur Shefqet Aliu, nga fshati Brod, kishte parë një veturë të bardhë, e cila ishte ndalur dhe nga ajo kishte dalë një person, siç e ka përshkruar ai, me flokë të gjatë të lidhur bistek prapa, i cili po fshinte duart pas vendosjes së një gjësendi në një shtyllë elektrike brenda hapësirës së Lapidarit të Dëshmorëve, raporton gazeta Koha Ditore e së shtunës.

“Me të parë se ka vendosur diçka aty, kam dyshuar për ndonjë eksploziv duke e ditur se manifestimi për dëshmorët është më 11 maj dhe menjëherë kam lajmëruar policinë. Nuk munda t’i shoh mirë targat e veturës, por nga larg nuk m’u dukën të Kosovës, ndërsa kam parë qartë se në të ishin dy persona”, ka thënë ky qytetar, i cili mu përballë Lapidarit ka fituar projektin për ndërtimin e një objekti dhe terreni sportiv, projekt i përbashkët i Qeverisë së Kosovës dhe Komunës së Shtërpcës.

Pas orës 19 e 15 minuta, rruga është liruar për qarkullimin e lirë të veturave.

Policia nuk ka dhënë detaje të shumta rreh kutisë së gjetur. Komandanti i stacionit policor në Shtërpcë, Dragan Ivanoviq nuk ka folur për detaje, por ka thënë se nuk kishte diçka të rrezikshme. “Është gjetur një kuti ushtarake, brenda së cilës ka disa shënime në gjuhën anglishte, që u ngjajnë atyre të KFOR-it, nëpërmjet së cilës dyshohet se barten informata ushtarake”, ka thënë ai. Ndërsa një oficer policie, i cili nuk ka dashur t’i zbulohet identiteti, ka theksuar se ajo kuti kishte edhe plomba magnetike, diçka si një lloj “spiunazhi”, që më së shpeshti e përdorin ushtarakët.

Publikuar: 04.05.2013 | 10:22
Lexuar: 653 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime