E enjte, 13.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Këngëtarja shqiptare e cila ka kohë që ia ka mësyrë tregut amerikan, duket se po has këndshëm në shijet e publikut.
Linda Halimi e pandalshme në netët ‘live’ në Amerikë










Duket se takimi me legjendën e rokut Stevie Wonder dhe lëvdatat që ai ia dha për zërin e saj, i dhanë më shumë forcë për të vazhduar karrierën e saj muzikore në Amerikë.

Kështu Linda Halimi tashmë është bërë një emër i dëshiruar i mbrëmjeve ‘live’ në disa qytete atje e veçanërisht në qytetin e Atlantas.

Këngëtarja shqiptare e cila ka kohë që ia ka mësyrë tregut amerikan, duket se po has këndshëm në shijet e publikut.

Ajo ka javë që ka nisur turneun e saj nëpër qytete të ndryshme amerikane, duke kënduar nëpër lokale të ndryshme, ndërsa që në paraqitjet e para të saj, Linda ka marrë vlerësime të mira nga njerëz që e kanë dëgjuar duke kënduar.

Komentet e shumta i janë drejtuar asaj nëpër faqet zyrtare në rrjetet e ndryshme sociale, duke e vlerësuar si një yll në ngritje atje.

Ndryshe këngëtarja tashmë ka nis punën rreth albumit të ri, i cili besohet se përveç Amerikës do të shpërndahet edhe nëpër Evropë.

Publikuar: 06.05.2013 | 10:36
Lexuar: 1121 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime