E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Emri i saj është bërë i famshëm më shumë falë formave trupore, të cilat i kanë dhënë asaj statusin e seks-bombës. Por aktorja 37-vjeçe Christina Hendricks, thotë se format e saj trupore i ka arritur falë pastave dhe cappucino-ve.
Christina Hendricks, meshkujt i pëlqejnë femrat e plota





Emri i saj është bërë i famshëm më shumë falë formave trupore, të cilat i kanë dhënë asaj statusin e seks-bombës. Por aktorja 37-vjeçe Christina Hendricks, thotë se format e saj trupore i ka arritur falë pastave dhe cappucino-ve.

“Karrierën e kam filluar si modele dhe kur kam shkuar në Itali për të punuar, kam shtuar 8 kilogramë falë pastave dhe cappuccino-ve, të cilat ishin pjesë e përditshmërisë sime. E shihja se si trupi im ndryshonte dhe më pëlqente shumë. Më pëlqente se si bëhesha gjithnjë e më femërore dhe seksi. Duhet ta falënderoj mamin, e cila më ka thënë se gjithmonë duhet të ndjehem mirë në lëkurën time dhe të mos turpërohem me trupin tim”, ka deklaruar ajo.

“Përndryshe, format më të plota janë ato që meshkujt i pëlqejnë më shumë. Dhe unë e di se kam forma më të plota, por kurrë nuk do të mbaj dietë për t’u bërë një thatanike tipike e Hollivudit. Ndjehem shumë këndshëm kështu”, ka përfunduar Christina.

Publikuar: 06.05.2013 | 11:29
Lexuar: 1342 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime