E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Studiuesit amerikanë thanë se sasi e ujit që rrjedh në lumenjtë Tigër dhe Eufrat në Irak, Iran, Siri dhe Turqi është zvogëluar me rreth 144 milionë kilometër kub.
Lindja e Mesme drejt shkretimit






Instituti Amerikan i Gjeofizikës ka lëshuar alarmin për katastrofë hidrike në Lindjen e Mesme.

Në një studim disa vjeçar, ky institut thotë se rezervat hidrike në vendet e Lindjes së Mesme, kryesisht në Iran, Irak, Siri dhe Turqi po pakësohen me shpejtësi të llahtarshme.

Rezultati i kërkimit u publikua në revistën shkencore të Institutit Amerikan të Gjeofizikës, “Water Resources Research”.

Raporti thotë se keqmenaxhimi i burimeve ujore, rritja kërkesës për të dhe thatësirat, sidomos ajo vitit 2007, kanë pakësuar rezervat hidrike të barazvlefshme në metër kub me sasinë e ujit që ka Deti i Vdekur.

Studiuesit amerikanë thanë se sasi e ujit që rrjedh në lumenjtë Tigër dhe Eufrat në Irak, Iran, Siri dhe Turqi është zvogëluar me rreth 144 milionë kilometër kub.

Faktorët e këtij ndryshimi që mund të rezultojë katastrofik në ekosistemin e gjithë Lindjes së Mesme, sipas studiuesve amerikanë, janë kryesisht dy; e para prishja e rrjedhës natyrore të lumenjve dhe burimeve të tjera ujore dhe ulja drastike e reshjeve, sidomos të dëborës.

Në studim janë përfshirë të dhëna të grumbulluara që nga viti 2003.

Publikuar: 09.05.2013 | 16:10
Lexuar: 1673 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime