E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Tifozëve të Interit u ka humbur durimi. Ata e kanë kontestuar presidentin Massimo Moratti, gjatë ndeshjes së mbrëmshme, ku Nerazzurrët humbën 1:3 në shtëpi nga Lazio, duke mbetur kështu jashtë garave evropiane për sezonin tjetër.
12 pyetjet e tifozëve për Morattin






Tifozëve të Interit u ka humbur durimi. Ata e kanë kontestuar presidentin Massimo Moratti, gjatë ndeshjes së mbrëmshme, ku Nerazzurrët humbën 1:3 në shtëpi nga Lazio, duke mbetur kështu jashtë garave evropiane për sezonin tjetër.

‘Curva Nord’, në momentin e hyrjes së futbollistëve në fushë, ka shpalosur parulla të shumta.

Më e madhja prej tyre shkruante: “President, kemi mbështetur skuadrën gjatë gjithë vitit, pa kontestime. Ju e doni Interin, ne e duam Interin. Tashmë është koha për përgjigje”.

Përgjigje për pyetjet, që shoqëronin parullat tjera në vazhdim:

1 – Sipas jush, pse i gjithë stadiumi ka duartrokitur parullat e fundit tonat, që i drejtohen klubit?

2 – Pse janë vënë në diskutim të njëjtët mjekë, me të cilët arritëm të fitonim "Tripletën"?

3 – Pse projekti për rinovimin e skuadrës përfshin shitjen e të rinjve aktualë në skuadër, apo atyre të ardhur nga ekipet tona zinxhir (Primavera)?

4 – Çfarë kuptimi ka të shesësh gjithmonë lojtarët tanë?

5 – 2010-2013. Nga maja e botës kemi rënë në situatën aktuale. Duke marrë shembull ekipet e tjera evropiane, besoni se shkaqet duhet t’u faturohen të gjithë lojtarëve dhe trajnerëve gjatë kësaj periudhe?

6 – Si ka mundësi që klubi është gjithmonë pasiv përkundrejt çdo sulmi mediatik?

7 – Tek Interi ka gjithmonë një fajtor për t’u ndëshkuar dhe një rrjedhje ngjarjesh, të paparë në klubet tjera. Nuk do të ishte më mirë të kishim në drejtim një "njeri të fortë", të aftë për t’i transmetuar ndjenjën e përkatësisë, për trajtimin e gjithë situatave në klub dhe për ta vendosur fytyrën në mbrojtje të klubit?

8 – Pse nuk është shpjeguar kurrë motivi i vërtetë i largimit të Orialit nga drejtimi i klubit?

9 – Pse thuhet që Interi, si klub, është si një familje e madhe, kur në realitet ndodh ekzakt e kundërta? A nuk është e kuptueshme se të gjithë ata mendojnë vetëm për veten e tyre dhe për karriget?

10 – Si keni lejuar që, fanella e dytë e Interit të jetë e kuqe, nëse bëhet fjalë për interistë?

11 – Keni thënë se ëndrra juaj ishte Championsi, si babai juaj... Tani thoni që dëshira juaj është stadiumi i ri. Në rregull, po Interi?

12 – Pse, kushdo që largohet nga Inter, flet mirë për ju, por keq për Interin?

Publikuar: 09.05.2013 | 20:04
Lexuar: 717 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime