E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Qytetarët përmes këtij referendumi do të deklarohen nëse i duan përmendoret e shumta në pjesën qëndrore të kryeqytetit, apo dëshirojnë që të ato të dislokohen.
Shkup, referendum për përmendoret





Kryetari i ri i komunës Qendër të Shkupit, Andrej Zhernovski ka paralajmëruar shpalljen e një referendumi lidhur me përmendoret e projektit kontravers “Shkupi 2014”.

Qytetarët përmes këtij referendumi do të deklarohen nëse i duan përmendoret e shumta në pjesën qëndrore të kryeqytetit, apo dëshirojnë që të ato të dislokohen.

“Për të ardhmen e këtyre përmendoreve do të vendosin qytetarët përmes referendumit. Duhet të shihen të gjitha opsionet për të organizuar referendumin. Unë jam për referendum. Ky është opsioni më serioz dhe nëse qytetarët pajtohen me këtë gjë, unë do ta bëj me kënaqësi”, ka deklaruar Zhernovski.

I pyetur nëse do të vendosen tre përmendoret shqiptare të parapara në kuadër të porjektit “Shkupi 2014”, Zhernovski ka thënë se të ato mund të vendosen vetëm nëse proçedurat për to kanë qenë të rregullta.

Sipas Zhernovskit, mos vendosja e përmendoreve shqiptare gjatë mandatit të ish-kryetarit të komunës Qendër dhe hedhja e barrës ndëretnike mbi supet e tij është provokim i VMRO-DPMNE-së.

Projekti “Shkupi 2014” është kundështruar nga opozita maqedonase për shkak të kostos së lartë që arrin, mbi 200 milion euro. Ndërsa shqiptarët e kanë kundërshtuar edhe për shkak të karakterit monoetnik dhe mos përfshirjes së figurave shqiptare në këtë projekt. (tch)

Publikuar: 10.05.2013 | 09:09
Lexuar: 617 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime