E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Viktima ka ndërruar jetë derisa po dërgohej me urgjencë në Klinikën Emergjente të Shkupit. Nga ekspertiza e parë policore mësohet se dhoma e turistit britanik ishte e mbyllur përbrenda, ndërsa dritarja ishte e hapur.
Një turist britanik gjendet i vdekur në Shkup









Një turist britanik u gjet mbrëmë i vdekur para një hoteli në Shkup. Siç informon Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), shtetasi britanik, 40 vjeç, u gjet i përgjakur nga punonjësit e hotelit gjysmë ore para mesnate.

Viktima ka ndërruar jetë derisa po dërgohej me urgjencë në Klinikën Emergjente të Shkupit. Nga ekspertiza e parë policore mësohet se dhoma e turistit britanik ishte e mbyllur përbrenda, ndërsa dritarja ishte e hapur.

Nga hetimet policore dyshohet se ai mund të ketë bërë vetëvrasje, duke kërcyer nga dhoma e hotelit që gjendet përballë Panairit të Shkupit.

Publikuar: 10.05.2013 | 11:15
Lexuar: 668 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime