E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Mediat amerikane raportojnë po ashtu se Ariel Castro, i akuzuar për rrëmbimin e tre vajzave, mund të dënohet me vdekje.
Vajza e rrëmbyesit: Ekzekutojeni babanë tim














Një nga vajzat e personit që është nën akuzë në SHBA se ka rrëmbyer tre vajza dhe i ka mbajtur peng për dhjetë vjet, ka deklaruar se babai i saj duhet të ekzekutohet.

Mes tre vajzave të mbajtura peng ishte edhe një shoqe e ngushtë e saj.

Arlene Castro thotë se babai i saj duhet ekzekutuar për atë që u ka bërë atyre femrave.

Arlene Castro, djathtas, dhe Gina DeJesus, majtas, një nga viktimat e babait të saj

Zbulimi i faktit se babai i saj kishte mbajtur peng për dhjetë vite edhe Gina DeJesus, ka qenë tronditës për Arlene, pasi ajo dhe Gina ishin shoqe klase dhe mikesha të ngushta.

Mediat amerikane raportojnë po ashtu se Ariel Castro, i akuzuar për rrëmbimin e tre vajzave, mund të dënohet me vdekje.

Pesë fëmijët e tij thonë se nuk do e vizitojnë atë kurrë në burg. Kurse nëna e rrëmbyesit, Lillian Rodriguez tha se i vjen shumë keq për atë që ka bërë i biri i saj. “Jam një nënë që ndjej dhimbje për atë që ka ndodhur”, tha ajo në spanjisht.

Mediat po ashtu kanë raportuar se gruaja e parë e rrëmbyesit, e quajtur Grimelda Figueroa, ka vdekur vitin e shkuar për shkak të plagëve të marra nga i shoqi. Ai e terrorizonte atë, duke i thënë se çfarë të hante, me kë të shoqërohej, si të vishej dhe kur duhej të largohej nga shtëpia.

Madje njëherë ai e futi atë në një kuti kartoni dhe i tha se duhej të dilte kur të thoshte ai.

Njëherë e rrahu aq keq, sa ajo mbeti me hundë dhe brinjë të thyera dhe me plagë të rënda në kokë. Në një rast tjetër ai e shtyu të shoqen poshtë shkallëve në sy të njerëzve, duke i çarë kokën.

Të afërmit dhe fqinjët e tij thonë se ai udhëtonte me një manekine me ngjyrë dhe me një paruke bionde në vendin e pasagjerit.

Paruket i përdorte edhe për vajzat që mbante peng, pasi ua kishte veshur në dy rastet e vetme në 10 vite kur i kishte nxjerrë jashtë bodrumit në kopshtin e shtëpisë. /tema/

Publikuar: 10.05.2013 | 13:41
Lexuar: 977 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime