E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, tha se pret që së shpejti pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën të bëjnë një gjë të tillë se shpejti, sepse, siç tha ai, janë po këto shtete të cilat e kanë mbështetur planin e Ahtisarit mbi të cilin është shpalluar pavarësia e Kosovës.
Bullgari, Thaçi: 5 vendet e BE-së do ta njohin Kosovën







Shefi Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi tha se arritja e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë është mesazh i qartë i njohjes reciproke mes Kosovës dhe Sebisë. Këto komente, Thaçi, i bëri në Sofia të Bullgarisë, ku me ftesë të kryeministrit të Bullgarisë, Marin Rajkov, po qëndron në Bullgari. Kryeminitri Thaçi mori mbështetje të fuqishme nga homologu i tij për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, tha se pret që së shpejti pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën të bëjnë një gjë të tillë se shpejti, sepse, siç tha ai, janë po këto shtete të cilat e kanë mbështetur planin e Ahtisarit mbi të cilin është shpalluar pavarësia e Kosovës.

Shefi Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi tha se arritja e marrëveshjës mes Kosovës dhe Serbisë është mesazh i qartë i njohjes reciproke mes Kosovës dhe Sebisë. Këto komente, Thaçi, i bëri në Sofia të Bullgarisë, ku me ftesë të kryeministrit të Bullgarisë Marin Rajkov po qëndron në Bullgari.

Kryeminitri Thaçi mori mbështetje të fuqishme nga homologu i tij ndaj integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian. Të dy kryeministrat u pajtuan që shumë shpejtë të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi ku Bullgaria do ta ndihmojë Kosovën në agjendën e saj Evropiane.

“Pesë vendet e Bashkimit Evropian shumë shpejtë do të lëvizin drejtë njohjes së pavarësisë së Kosovës. Po këto vende e kanë mbështetur dhe përkrahur planin e Ahtisarit mbi të cilën Kosova e ka shpallur pavarësinë e saj”. Kështu deklaroi kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, në Sofia të Bullgarisë.

Shefi Qeverisë së Kosovës, pas takimit me homologun e tij në një konferencë të organizuarë për gazetarë, tha se e ka informuar, kryeministrin bullgar, Marin Rajkov, rreth progresit që ka shënuar Kosova, në të gjitha fushat. Thaçi tha se ka marrë mbështetje të fuqishme nga autoritetet në Bullgari, që ky shtet ta mbështes Kosovën fuqishëm në agjendën e saj evropiane.

“Bashkimi Evropian mbështet perspektivën evropiane të Kosovës. Presim që së shpejti pesë vendet e BE-së ta njohin pavarësine e Kosovës. Këto vende e kanë mbështetur dhe përkrahur planin e Ahtisarit, mbi të cilin është shpallur pavarësia e Kosovës. Andaj presim që këto vende të lëvizin shumë shpejt drejt njohjes së Kosovës, sepse nuk kanë më asnjë arsye të zvarrisin këtë proces. Po këto vende e mbështesin fuqishëm agjenden tonë Evropiane. Kosova po lëviz shumë shpejt drejt Bashkimit Evropian, komunitetet në Kosovë janë duke u respektuar, ato kanë të drejtat e garantuara me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjeve të saj. Kosova po bënë reforma në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe të gjitha fushat”, tha Thaçi.

Ndërsa, kjryeministri i Bullgarisë Marin Rajkov, tha se Bullgaria do ta mbështësë fuqishëm Kosovën në rrugën e integrimeve evropiane. Rajkov tha se me kryeministrin Thaçi kanë diskuatuar rreth forcimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat, të cilat janë me interes për të dyja vendet. Rajkov duke folur rreth marrëveshjes së arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, tha se me këtë marrëveshje u sigurohet e ardhmja evropiane të dyja vendeve.

“Ne do ta mbështesim fuqishëm Kosovën në rrugën e saj evropiane. Ne, po ashtu, shpresojmë që Kosova në qershor të nënshkruaj Marrëveshjen për Stabilizim Asocim ku i hap rrugë Kosovës për integrim në Bashkimin Evropian. Ne u pajtuam që të nënshkruajmë një marrëveshje bashkëpunimi ku Bullgaria do ta ndihmoj Kosovën drejt agjendës së saj evropiane. Marreveshja e arritur mes Kosoves dhe Serbise, ju siguron të dyja shteteve rrugën e qartë dhe të sigurt në Bashkimin Evropian. Kjo marrëveshje është e rëndësishme për paqen dhe stabilitetin, jo vetem në Kosovë por edhe rajon”, tha Rajkov.

Kreu i Qeverisë së Kosovës Hashim Thaçi, tha se e ka informuar homologun e tij edhe rreth marrëveshjes me Serbinë, për të cilën tha se pret të implementohet se shpejti. Pas këtij takimi, kryeministri Thaçi, është pritur nga presidenti i Bullgarisë Rosen Plev Neliev, ku edhe nga ky i fundit ka marrë mbështetje të fuqishme që Bullgaria ta ndihmojë Kosovën në fushën e integrimeve evropiane.

Thaçi ka zhvilluar takime të tjera me përfaqësues të ndryshëm të institucioneve në Bullgari. Ai është pritur edhe nga ambasadorja amerikane në Bullgari, Marcie Ries, me te cilen kanë diskutuar rreth zhvillimit të ngjarjeve të fundit në Kosovë.

Publikuar: 15.05.2013 | 19:18
Lexuar: 694 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime