E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Ukshin Hotin e zhduku Serbia sepse e ndjeu rrezikun nga ai dhe sot më shumë se kurrë na duhet një Ukshin”, tha Demaçi.
Ukshin Hoti, intelektuali më i madh shqiptar










Ukshin Hoti vlerësohet të jetë politikologu me i madh që ka pasur skena politike shqiptare. Deputet, profesorë universitar, studentë e veprimtarë duke folur për filozofin politike e kombëtare të Ukshin Hotit, thanë se ai ishte një intelektual me parime e virtyte të larta njerëzore.

Në tryezën e organizuar nga Grupi i Deputetëve të Rinj në bashkëpunim me Këshillin e studentëve të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës, me temën “Filozofia politike-kombëtare e Ukshin Hotit”, veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi ngriti lartë figurën e Ukshin Hotit, duke e cilësuar si kryemjeshtër të përgatitur si në aspektin intelektual ashtu edhe me anë të përvojës jetësore.

“Ukshin Hotin e zhduku Serbia sepse e ndjeu rrezikun nga ai dhe sot më shumë se kurrë na duhet një Ukshin”, tha Demaçi.

Në anën tjetër motra e Ukshin Hotit, Myrvete Hoti-Kosumi në emër të familjes ka bërë thirrje për përfaqësuesit e institucioneve të vendit që të bëjnë më shumë për zbardhjen e fatit të tij, pasi që mungesën e Ukshin Hotit e ndjen me të madhe familja e tij dhe gjithë Kosova.

Rektori i UP-së, Ibrahim Gashi tha se profesor Ukshin Hoti është politologu më i madh që ka pasur skena politike shqiptare ndonjëherë. Derisa, profesor Agim Vinca theksoi se Ukshin Hotin e karakterizonte guximi, përgatitja intelektuale e mirëfilltë dhe integriteti moral ku në shkrimet e tij përveç që kishte vlera shkencore dhe politike ato ishin dhe me vlerë të madhe letrare. Sipas tij profesor Hoti e vërejti i pari se Kosova do bëhej Republikë vetëm me anë të luftës.

Ndërsa, sipas deputetit i Kuvendit të Kosovës, Hydajet Hyseni, profesor Hoti ishte njeri shumëdimensional, njeri i parimeve, dinjitetit dhe intelektual i nivelit të Hasan Prishtinës e Luigj Gurakuqit.

“Profesor Hoti ishte njeri i angazhuar në institucione por me shpirt disidenti dhe nuk bëhej servile, pasi që kishte thellësinë intelektuale dhe guximin për të vepruar. Ai më së miri kombinonte interesat imediate dhe ato strategjike-afatgjate të kombit”, theksoi Hyseni.

E, deputeti Nait Hasani tregoi momente nga kujtimet e tij të kaluara së bashku me profesor Ukshin Hotin në burg. Ai theksoi shpirtin guximtar të profesor Hotit që dallohej nga të tjerët dhe nga ku të burgosurit tjerë gjenin motivimin e nevojshëm për të vazhduar.

Kurse, kryetarja e Grupit të Deputetëve të Rinj, Ganimete Musliu kërkoi me këtë rast që faktet mbi veprimtarinë e profesor Ukshin Hotit të dokumentohen nga njerëzit kompetent. Ajo e cilësoi Hotin si pishtar ndriçues të një rrugë, që duhet ndjekur rinia e vendit.

Në këtë tryezë folën edhe bashkëveprimtarë tjerë të Ukshin Hotit, ndër të cilët edhe Bislim Elshani, i cili vuri theksin në filozofinë politike të Ukshin Hotit dhe raportin që kjo filozofi kishte me ideologjitë, religjionin dhe bashkimin e kombit shqiptar.

Publikuar: 16.05.2013 | 17:38
Lexuar: 1780 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet
Arben (06/06/2013 13:08:50) ESHTE NJE FIGURE ME MARKANTE E LEVIZJES SONE DHE NJEKOHESISHT POLITIKOLOG ME NJE DIAPAZON TE MEDH DITURIE.

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime