E shtunë, 15.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Lidhur me këtë rast, ka pasur një angazhim intensiv të Njësiteve policore të stacionit policor në Deçan në bashkëpunim me të gjitha njësitet tjera, është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes për të vazhduar më këqyrjen e këtij vendi nga njësitet përkatëse hetimore të DRP Pejë
Vrasje në tentativë në Deçan










Mbrëmë rreth orës 18:30 në rr. “Dëshmorët e Kombit” në Deçan ka ndodhur një rast i vrasjes në tentativë ndaj viktimës shtetasit Kosovës Nazmi K. (1970) nga fshati Rastavicë komuna Deçan, njofton Policia e Kosovës.

Lidhur me këtë rast, ka pasur një angazhim intensiv të Njësiteve policore të stacionit policor në Deçan në bashkëpunim me të gjitha njësitet tjera, është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes për të vazhduar më këqyrjen e këtij vendi nga njësitet përkatëse hetimore të DRP Pejë,dhe lidhur me ketë është njoftuar edhe Prokurori i shtetit,me autorizim të cilit janë ndërmarrë edhe veprimet tjera operativo – hetimore për kapjen e personit të dyshuar, bastisje të shtëpisë dhe lokaleve tjera ndihmëse,e cila ka rezultuar me kapjen e të dyshuarit shtetasit Kosovës Islam K.(1964),si dhe konfiskimit të armës për të cilën dyshohet se e ka përdorur në rast, pistoletë cal.7.65 “C.Zastava” me një karikator dhe 6 fishek po te këtij kalibri.

Po ashtu është konfiskuar edhe arma e tipit ”Çipson” (pushkë gjuetie).

Sipas hetimeve preliminare hetuesit mësojnë se pas një fjalosje në mes të viktimës dhe të dyshimit, viktima ka hyrë në automjetin e tij të tipit “Toyota” dhe posa është nisur në drejtim të fshatit Rastavicë, i dyshuari cekur më lartë merr armën pistoletë nga automjeti i tij dhe shtinë në drejtim të viktimës, por për fat viktima nuk ka pësuar lëndime, vetëm automjeti i viktimës është qëlluar me plumba në pjesën e prapme.

I dyshuarit është intervistuar nga hetuesit dhe sipas urdhrit të Prokurorit të shtetit është ndalur në mbajtje për 48 orë për të vazhduar me procedura te mëtutjeshme ligjore.

Publikuar: 17.05.2013 | 12:29
Lexuar: 968 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime