E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Bukuroshja e filmit thekson se është një femër e cila preferon të eksperimentojë kur ka të bëj me seksin, prandaj nuk zgjedh se e cilës gjini duhet të jetë partneri i saj.
Nuk e përjashtoj lidhjen lesbike











Edhen pse deri tani ka qenë në romancë me disa nga yjet e shoubiznesit, aktorja e Hollivudit Zoe Saldana nuk e ka mohuar mundësinë që ajo të përfundoj në një lidhje lesbike. Duke folur për preferencat e saj të dashurisë gjatë intervistës me revistën e njohur të modës “Allure”, Zoe ka theksuar: “Shumë lehtë mund të përfundoj me një femër e cila do të rris fëmijët e mi. Kjo tregon se sa e hapur jam ndaj të dyja gjinive”.

Bukuroshja e filmit thekson se është një femër e cila preferon të eksperimentojë kur ka të bëj me seksin, prandaj nuk zgjedh se e cilës gjini duhet të jetë partneri i saj.

“Jam një femër aventuriste e cila e pëlqen që të eksperimentoj në dhomën e gjumit. Dhe kur jam në qejf, nuk e zgjedh fare partnerin se i cilës gjini i takon. E rëndësishme është që të marrë atë që dua unë”, ka shtuar Saldana. Më vonë ajo ka sqaruar: “Për momentin më tërheqin vetëm meshkujt. Por nuk e di se sa do të vazhdoj në këtë mënyrë. Por nëse një ditë zgjohem dhe ndjehem ndryshe rreth asaj se kënd e konsideroj tërheqës, atëherë e dua mbështetjen tuaj. Me rëndësi është që ta dua personin me të cilin lidhem, pa marrë parasysh gjininë. Në këtë intervistë ajo ka folur edhe rreth peshës së saj, e cila shpesh është kritikuar si shumë e ulët.

“Peshoj 57.5 kilogramë dhe kjo aspak nuk më shqetëson. Mendoj se do të ishte e gabuar nëse do të gënjeja për peshën. Nuk kam çfarë të bëj në këtë drejtim, sepse nuk mund të kem peshë më të madhe apo më të vogël. Ky është metabolizmi im. Kjo jam ajo që jam. Kam një trup baleteve dhe gjithmonë do ta kem. Nuk mendoj se pesha ime duhet të jetë temë diskutimi për të tjerët dhe mendimi i askujt nuk mund të ndikoj tek unë”, shprehet e vendosur Saldana.

Publikuar: 19.05.2013 | 12:56
Lexuar: 916 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime