E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pas shpërthimit të zemërimit rritet rreziku nga sulmi në zemër, ka zbuluar studimi amerikan, sipas të cilit rreziku më i madh pason brenda dy orëve pas sulmit të zemërimit.
Sulmi në zemër pas shpërthimit të zemërimit





Pas shpërthimit të zemërimit rritet rreziku nga sulmi në zemër, ka zbuluar studimi amerikan, sipas të cilit rreziku më i madh pason brenda dy orëve pas sulmit të zemërimit. Studimi është bërë në 1 mijë persona, të cilët e kanë mbijetuar sulmin në zemër dhe është vërtetuar se personat të cilët e kanë shprehur zemërimin në vitin para sulmit në zemër kanë qenë më shumë se dyfish të rrezikuar nga sulmi. "Ekziston përkohësisht një rrezik më i lartë nga sulmi në zemër pas shpërthimit të zemërimit", ka thënë udhëheqësja e studimit Elizabet Mostovski nga Fakulteti i Mjekësisë në Harvard. Sa më intensiv që është zemërimi që manifestohet edhe me hedhje të gjësendeve rreth vetes dhe me kërcënim të të tjerëve, po aq më i madh është edhe rreziku, kanë vërtetuar shkencëtarët, sipas studimit të publikuar në revistën 'The American Journal of Cardiology'. Të dhënat janë mbledhur në kuadër të hulumtimit të shkaktarëve të sulmeve në zemër te 3 886 pacientë, të cilët ndërmjet viteve 1989 dhe 1996 kanë pësuar sulm në zemër.

Publikuar: 19.05.2013 | 22:35
Lexuar: 793 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime