E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Suksesin që pati në Shqipëri romani "Delikatesa", 39-vjeçari e shpjegon me nivelin e përkthimit të Edmond Tupjes, por ai thotë se në këto kohë njerëzit kanë nevojë për ndjenja të mira.
Foenkino në Tiranë: Ndjenja dashuri, në ditë të vështira







David Foenkino, një nga shkrimtarët më të lexuar të momentit në Francë dhe Europë, ka vlerësuar lexuesin shqiptar për shijet ndaj letërsisë. Prezent në Tiranë në kuadër të premierës së filmit "Delikatesa", bazuar në romanin e tij me të njëjtin titull, Foenkino shprehet se shkrimtarët nuk duhet ta masin një vend nga madhësia, por nga niveli i lexuesëve.

"Nuk matet një vend se sa i madh, apo i vogël është. Për mua si shkrimtar është e rëndësishme që kudo libri të ketë lexuesit e vetë. Shqipëria është shumë interesante dhe më pëlqen që jam këtu dhe të komunikoj me njerëzit. Unë jam gjithë kohës duke udhëtuar dhe duke njohur vende të reja", tha Foenkino.

Suksesin që pati në Shqipëri romani "Delikatesa", 39-vjeçari e shpjegon me nivelin e përkthimit të Edmond Tupjes, por ai thotë se në këto kohë njerëzit kanë nevojë për ndjenja të mira.

"Mendoj se romani u lexua pasi të gjithë e pëlqyen përkthimin e Edmond Tupjes, ndërsa sukesesi që pati libri nëpër botë shpjegohet me nevojën që kanë njerzit për ndjenja dashurie dhe delikate në këto ditë të vështira", tha ai.

David Foenkinos renditet aktualisht mes pesë shkrimtarëve më të lexuar në Francë. Libri i tij "Delikatesa" është përkthyer në 38 gjuhë, ndërsa filmi ku interpreton aktorja Audrey Tautou është një nga komeditë romantike më të bukura të dy viteve të fundit.

Publikuar: 22.05.2013 | 14:12
Lexuar: 1016 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime