E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Bashkë me 31-vjeçarin, ka qenë edhe vëllai dhe nipi i tij, të cilët u kanë shpëtuar plumbave dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Britani, sherr mes dy familjeve shqiptare, 1 i vrarë












Një sherr mes dy familjeve shqiptare ka çuar në vrasjen e një 31-vjeçari shqiptar në Sussex të Britanisë.

Viktima është Xhemë Krasniqi, 31 vjeç i cili ndërroi jetë për shkak të goditjeve të rënda në stomak. Ngjarja ka ndodhur në 17 maj, por “BBC” e ka publikuar lajmin dje. Bashkë me 31-vjeçarin, ka qenë edhe vëllai dhe nipi i tij, të cilët u kanë shpëtuar plumbave dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Sipas një hetuesi, të dhënat e para tregojnë se bëhet fjalë për një mosmarrëveshje personale midis dy familjeve, dhe kjo është përshkallëzuar në mënyrë dramatike, duke çuar deri në vrasjen tragjike të Krasniqit, i cili kishte shkuar në Kent, me gruan dhe me 2 fëmijët e vegjël për të vizituar prindërit.

Policia e Sussex, ka identifikuar autorët dhe është në kërkim të tyre. Të tjera detaje nuk janë bërë publike nga policia që merret me hetimin e çështjes. /shekulli/

Publikuar: 22.05.2013 | 16:50
Lexuar: 871 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime