E martë, 18.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas burimeve, Rob kishte parë mesazhet derisa ajo po bënte dush, kështu që ai menjëherë ka mbledhur gjërat e tij dhe është larguar.
Mesazhet telefonike, Rob largohet nga shtëpia e Kristen











Robert Pattinson ka paketuar gjërat e tij dhe është shpërngulur nga shtëpia e të dashurës Kristen Stewart.

Duket se kësaj here ai është lodhur nga gjithçka dhe nuk dëshiron të dëgjoi për të dashurën, të cilës i fali një herë tradhtinë.

Në ditëlindjen e tij, ai “ka hapur sytë” kur në telefonin e Kristen ka gjetur një ose dy mesazhe që ajo i kishte dërguar ish të dashurit Rupert Sanders.

Sipas burimeve, Rob kishte parë mesazhet derisa ajo po bënte dush, kështu që ai menjëherë ka mbledhur gjërat e tij dhe është larguar.

“Rob po shikonte në telefonin e saj në mëngjesin e ditëlindjes së tij sepse dëshironte të bënte një fotografi derisa ajo po bënte dush. Por ai ishte befasuar nga ajo që kishte parë dhe menjëherë ishte ngritur dhe ishte larguar. Përkundër kërkesës së Kristen, ai i tha asaj që të mos shkonte në festën e ditëlindjes së tij atë natë. Ai ishte shumë i zemëruar dhe i mërzitur. Pa marrë parasysh se sa herë e ka thirrur dhe i ka shkruar ajo, Rob e kishte mjaft. Pas gjithçka që ka ndodhur dhe lëndimit që i shkaktoi ajo, ai ishte i tërbuar që ajo i ishte kthyer atij, pa marrë parasysh që ajo i kishte thënë se ishte e pafajshme”, ka treguar burimi.

Pas tradhtisë së Kristen me Rupert, ky i fundit ishte divorcuar nga bashkëshortja Liberty Ross.

Publikuar: 22.05.2013 | 18:34
Lexuar: 902 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime