E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Arrestimi është kryer kur 250 ithtarë të organizatës ekstreme të djathtë Liga mbrojtlëse angleze (EDL) u nis drej Buliç, lagjes në Londër ku dje u vra një ushtar britanik.
Sulme hakmarrëse mbi objektet myslimane në Londër dhe në Angli





Dy persona janë arrestuar dhe janë marrë në pyejte nga policias britanike, pas sulmeve hakmarrëse ndaj objekteve të komunitetit mysliman në Angli dhe në Londër, konfirmoi Skotland Jard.

Një 43-vjeçar është në arrest, pasi që mbrëmë tentoi t'i verë zjarrin një xhamie në qytetin Breintri, në rajonin anglez Eseks. Ai është arrestuar kur ka hyrë në Xham, me qëllimin që t'i vërë zjarrin. Gjatë kontrollit i është gjetur një thikë. I arrestuari i dytë është një burrë në qytetin Gilingam i cili auzohet se ka shkaktuar dëm në bazë racore si dhe për nxitjen e sulmeve mbi bazë fetare dhe racore.

Arrestimi është kryer kur 250 ithtarë të organizatës ekstreme të djathtë Liga mbrojtlëse angleze (EDL) u nis drej Buliç, lagjes në Londër ku dje u vra një ushtar britanik.

Ithtarët anëtarë të EDL-së u përpoqën që të hakmerren për vrasjen e ushtarit dhe u përlasën me policinë britanike.

Këshilli mysliman në Britaninë e Madhe, që i bashkon myslimanët britanikë, i dënoi për sulmin dhe vrasjen e ushtarit.

Kryeministri britanik, David Cameron, tha se vendi i tij do të mbetet i "vendosur" në qëndrimin kundër ekstremizmit dhe terrorizmit, pas vrasjes tmerruese të ushtarit britanik në Londër.Cameron e ka dënuar këtë vrasje brutale si "një sulm kundër mënyrës së jetës britanike" dhe "tradhëti e islamit".

Ai theksoi se përgjegjësia u takon vetëm "individëve të sëmurë", të cilët e ndërmorën sulmin.

Raportet e mediave thonë se një ose të dy personat e dyshuar, janë shtetas britanikë me prejardhje nga Nigeria.

Publikuar: 23.05.2013 | 15:59
Lexuar: 803 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime