E enjte, 13.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ndër metodat natyrale për qetësimin e tyre është vendosja e një cope patate sipër, ose e një cope mollë, të cilat duhet të lihen mbi sy 10-15 minuta.
Sy të lodhur nga kompjuteri, ja si ti qetësoni








Me zhvillimin e teknologjisë janë shtuar edhe orët gjatë të cilave ne qëndrojmë para kompjuterit. Por krahas shpinës më shumë nga të gjithë e pësojnë sytë tanë, të cilët irritohen, skuqen, djegin dhe fryhen në pjesën e poshtme të tyre.

Ndër metodat natyrale për qetësimin e tyre është vendosja e një cope patate sipër, ose e një cope mollë, të cilat duhet të lihen mbi sy 10-15 minuta.

American Academy of Optometry ka renditur disa metoda me anë të të cilave shërohen dhe qetësohen sytë:
-Mbani të pastër ekranin e kompjuterit, për të shmangur lodhjen e syve.

-Zgjidhni sfonde me ngjyrë gri, ose të bardhë, pasi shikimi sforcohet më pak.

-Mbani distancën e duhur nga kompjuteri. Largësia ideale është sa krahu juaj.

-Ekrani duhet të jetë pak më sipër se lartësia e syve tuaj, në mënyrë që të mos reflektojë drita.

-Rregulloni dritën në bazë të orarit që përdorni kompjuterin.

-Kujtohuni të përplasni sytë, në mënyrë që të mos thahen.

-Kujtoni rregullin amerikan, që pas çdo 20 minutave punë në kompjuter, bëni një pushim prej 20 sekondash, ose një shëtitje prej 20 këmbësh.

-Përdorni syzet e duhura. Bëhet fjalë për një ndihmesë të madhe për shikimin, duke evituar lodhjen.

-Sa për telefonat celulat dhe smartphone, distanca e duhur nga sytë, është ajo e krahut.

-Nëse punoni gjatë në tastierë, ajo duhet mbajtur në një lartësi të tillë që shpatullat të jenë të relaksuara.

Publikuar: 24.05.2013 | 11:39
Lexuar: 1332 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime