E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Politikat dhe strategjitë efikase kulturore për qytetin tonë mund të sjellin dinamikë të re në lëvizjet shoqërore të cilat përveç ndikimit në ngritjen e përgjithshme kulturore të qytetit do të kenë edhe efekte ekonomike.
Koncerti vjetor i SHKA Xheladin Zeqiri








"Fillimisht dua të falënderoj ansamblin kulturor artistik Xheladin Zeqiri që me aktivitetin e saj dekada me radhë rruan dhe promovon identitetin kulturor të qytetit tonë. Veprimtaria e gjithanshme e këtij ansambli ka ruajtur frymën kulturore pa të cilën asnjë popull nuk mund të ruaj qenien e vetë kombëtare.

Është kënaqësi e veçantë për mua të jem sonte këtu në mesin tuaj për të ju uruar për këtë organizim të mrekullueshëm dhe për të ju siguruar që kultura dhe politikat e mira kulturore do të jenë në fokus të angazhimit tim si kryetare e komunës së Tetovës. Politikat dhe strategjitë efikase kulturore për qytetin tonë mund të sjellin dinamikë të re në lëvizjet shoqërore të cilat përveç ndikimit në ngritjen e përgjithshme kulturore të qytetit do të kenë edhe efekte ekonomike. Komuna e Tetovës do ti mbështesë aktivitetet kulturore të cilat nxisin shijet estetike, mendimet dhe debatin duke e bërë Tetovën një qendër kulturore dhe intelektuale siç i ka hije një qyteti universitar ku duhet të gjendet ajka e mendimit dhe veprimit kulturor.

Kultura është shpirti i një kombi prandaj ne kemi për detyrë të investojmë në ngritjen e një tabani të fortë të mbijetesës artistike a duke përkrahur artistët tanë dhe evenimentet kulturore që ndikojnë fuqishëm në ruajtjen e identitetit kulturor të qytetit të Tetovës" u shpreh kryetarja Arifi në fjalimin e saj para të pranishmëve.
Koncerti vjetor i SHKA Xheladin Zeqiri
Koncerti vjetor i SHKA Xheladin Zeqiri
Koncerti vjetor i SHKA Xheladin Zeqiri
Koncerti vjetor i SHKA Xheladin Zeqiri

Publikuar: 24.05.2013 | 23:23
Lexuar: 1198 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime