E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Deri vonë jemi mësuar që klubet, ku luajnë lojtarët shqiptarë, t’i shohim duke luajtur për mbijetesë. Por, sezoni 2012/2013 ka sjell krejt diçka tjetër.
Sezoni i shqiptarëve



Si asnjëherë më parë, futbollistët shqiptarë që luajnë në klube të ndryshme evropiane dhe botërore, këtë sezon kanë fituar trofe me ekipet e tyre. Pa dyshim, më i trofeshmi është Xherdan Shaqiri, i cili fitoi Bundesligën dhe Ligën e Kampionëve.

Deri vonë jemi mësuar që klubet, ku luajnë lojtarët shqiptarë, t’i shohim duke luajtur për mbijetesë. Por, sezoni 2012/2013 ka sjell krejt diçka tjetër.

Shumë lojtarë me prejardhje shqiptare, me ekipet e tyre, kanë arritur të fitoj trofe të rëndësishme në ligat përkatëse.

Nga të gjithë këta që fituan kupa dallon një futbollistë. Ai është Xherdan Shaqiri, i cili fitoi trofe shumë të rëndësishëm me Bayern Munchen.

Express, sjell lojtarët shqiptarë që këtë sezon kanë arritur klubet me klubet e tyre.

Shaqiri, trofe në Gjermani dhe Evropë

Pas Baselit, Xherdan Shaqiri po i renditë trofetë edhe me Bayern Munchenin, ku u transferua gjatë verës. Mesfushori kosovar, është stolisur me titullin e kampionati të Gjermanisë, derisa në fundjavë fitoi edhe Ligën e Kampionëve.

Kosovari me pasaportë shqiptare, bëhet shqiptari i parë që ngritë trofeun e Ligës së Kampionëve. Mirëpo, me gjasë ky nuk do të jetë trofeu i vetëm për Shaqirin, pasi Bayern është në garë për Kupën e Gjermanisë.

Cana fiton Kupën e Italisë

Lorik Cana e ka fituar Kupën e Italisë me Lazion. Skuadra Biancoceleste ia doli ta mposht Romën, të dielën në stadiumin Olimpico, në derbin romak, me rezultat 1:0, në një atmosferë të shkëlqyeshme dhe një ndeshje me rivalitet të lartë.

Ndërkohë, Cana ndihet i lumtur që e shkroi një pjesë të historisë së Lazios. “Jam i lumtur që e shkrova një pjesë të historisë së Lazios, duke e fituar këtë trofe. Ky definitivisht është sezoni im më i mirë tek Biancocelesti”, ka thënë Cana, në një bisedë për Lazio Style Radio.

Ibraimi mbron titullin me Mariborn në Slloveni

Maribori e ka mbrojtur titullin e kampionit në Slloveni. Skuadra ku aktivizohet futbollisti shqiptar Agim Ibraimi, e siguroi titullin e tretë rresht. Për Mariborin, ku luan me sukses futbollisti shqiptar nga Maqedonia, ky ishte titulli i 11-të në histori të klubit.

Ibrahimi, në mesjavë mund ta fitoj edhe Kupën e Sllovenisë, pasi në finale të këtij turneun Maribor do të përballet me skuadrën e Publikum Celjes.

Beqiraj e Ademi, kampionë të Kroacisë

Dinamo e Zagrebit, ku aktivizohet futbollistët kosovar Fatos Beqiraj e Arian Ademi e ka festuar në fundjavë titullin e kampionit të Kroacisë. Ekipi nga kryeqyteti kroat e fitoi titullin për herë të tetë rresht.

Grasshoppersi i shqiptarëve fiton Kupën e Zvicrës

Shqiptarët edhe në Zvicër kanë ngritur trofe. Skuadra e Grasshoppersit, ku luajnë pesëshja shqiptare; Amir Abrashi, Mërgim Brahimi, Shkëlzen Gashi, Taulant Xhala e Orhan Mustafi, ka fituar Kupën e Zvicrës.

Haliti, i pari në Australi

Sulmuesi shqiptar Labinot Haliti ka fituar titullin e kampionit për sezonin e rregullt në Australi. Skuadra e sulmuesit me origjinë nga Kosova, Western Sydney Wanderers u rendit e para në kampionat, por nuk ia doli ta fitoj edhe paly off-in, siç kishte bërë vitin e kaluar Besart Berisha me skuadrën e Brisbanes.

Sukaj dhe Bulku fitojnë Kupën e Iranit

Xhevahir Sukaj dhe Ervin Bulku kanë fituar Kupën e Iranit, me skuadrën e Sepehanit para pakë dite. Dy shqiptarët, janë padyshim dy protagonistët kryesorë të këtij suksesi.

Si mesfushori i kombëtares ashtu edhe sulmuesi shkodran, kanë dhënë një kontribut të çmuar te kjo skuadër për gjatë gjithë sezonit.

Salihi fitoi Superkupën e Kinës

Edhe Hamdi Salihi nuk ka mbetur duarthatë. Sulmuesi shkodran e ka shijuar trofeun e parë me ekipin e tij të ri, Jiangsu Sainty. Anëtari i Kombëtares shqiptare, iu gëzua suksesit të parë pasi e fitoi Superkupën e Kinës, duke e mposhtur ekipin Guangzhou Evergrande me rezultat 2:1.

Publikuar: 27.05.2013 | 23:13
Lexuar: 705 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime