E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Euroambasadori përgëzoi Ali Ahmetin për rizgjedhjen e tij në krye të Bashkimit Demokratik për Integrim, ritheksoi besimin e tij në përkushtimin e BDI-së në rrugën e proceseve integruese duke vënë në pah rolin dhe autoritetin e kryetarit Ahmeti për zhvillimet politike në vend.
Ahmeti - Fuere: Presidenca spanjolle shans për Maqedoninë













Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti në Tetovë, në drekë pune priti përfaqësuesin special të BE-së në Maqedoni, ambasadorin z.Ervan Fuere.

Kryetari Ahmeti falenderoi z.Fouere për angazhimin e tij të pakursyeshëm dhe ndihmesën në avancimin e Republikës së Maqedonisë drejt integrimit në BE, sidomos pas raportit dhe rekomandimeve pozitive, liberalizimin e vizave të propozuar nga Komisioni Evropian dhe i përkrahur nga parlamenti i Evropës.

Euroambasadori përgëzoi Ali Ahmetin për rizgjedhjen e tij në krye të Bashkimit Demokratik për Integrim, ritheksoi besimin e tij në përkushtimin e BDI-së në rrugën e proceseve integruese duke vënë në pah rolin dhe autoritetin e kryetarit Ahmeti për zhvillimet politike në vend.

Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se gjashtëmujori i presidencës spanjolle jo vetëm që është vullnet i mirë i Brukselit dhe shans për Maqedoninë, mbi të gjitha është derë e hapur për qytetarët e Maqedonisë dhe vetë shtetin që duke menaxhuar me mencuri kontestin me fqiun jugor që përfundimisht të tejkalohet kjo pengesë e fundit dhe Maqedonia të fillojë procesin e rëndësishëm të bisedimeve për anëtarësim të plotë në BE. Që kjo të ndodhë sa më parë dhe sa më shpejtë duhet angazhim edhe më i madh i autoriteteve të Maqedonisë në zgjidhjen e cështjes së emrit.

Publikuar: 06.01.2010 | 15:31
Lexuar: 1249 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet
dani (01/06/2011 13:11:14) nak shkojn bashk mu thaj se ene hecen me ket po mendoj ma fell ne mardhenje

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime