E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Përkthimin e dramës në frëngjisht e kanë bërë Bardha Rrustemi dhe Anne-Marie Bucquet. Përpos botimit, Maison d'Europe et d'Orient ka blerë edhe të drejtat e inskenimit eventual në Francë dhe vendet tjera frankofone.
“Lufta në kohën e dashurisë” edhe frëngjisht















Drama “Lufta në kohën e dashurisë” (“La Guerre en temps d`amour”) e dramaturgut kosovar Jeton Neziraj së shpejti do të botohet edhe në Francë nga Shtëpia Botuese Maison d'Europe et d'Orient, me seli në Paris.


Në gjermanisht kjo dramë është përkthyer nga Joachim Röhm për Shtëpinë botuese gjermane S. Fischer Verlage.

Maison d'Europe et d'Orient ka sjellë më herët në frëngjisht edhe dramaturgë të tjerë kosovarë, përfshi Anton Pashkun, Sabri Hamitin, Teki Dërvishin dhe Eqrem Bashën.

"Lufta në kohën e dashurisë" është shkruar në vitin 2007. Në tetor të po atij viti ka pasur prezantimin e parë në Kent të Londrës, nga Teatri Nomad.

Publikuar: 08.01.2010 | 10:19
Lexuar: 1765 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime