E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryeministri Berisha, që ka vizituar zonat e përmbytura urdhëroi nisjen e procedurave për të ndërhyrë në lumin Buna. Sipas kreut të qeverisë një ndërhyrje e tillë do të lehtësonte situatën.
Përmbytjet, situatë kritike në qarkun e Shkodrës


















Situata në qarkun e Shkodrës, në veri të Shqipërisë, për shkak të përmbytjeve vazhdon të jetë kritike. Lumi Buna, që është fryrë nga prurjet, ka përmbytur shëtitoren buzë lumit dhe uji vërshoi brenda në qytetin e Shkodrës.

Sipërfaqet nën ujë vazhdojnë të rriten. Nga 9150 hektarë tokë e përmbytur dhe 2080 shtëpi nën ujë gjatë ditës së djeshme shifrat sot në mëngjes kanë arritur në 10170 hektarë tokë të përmbytura dhe në 2110 shtëpi nën ujë. Për më shumë se 20 orë, aksi kombëtar Shkodër- Tiranë është pothuajse i pakalueshëm në vendin e quajtur harku i Bërdivës, ku dhe uji ka vërshtuar mbi rrugë.

Kryeministri Berisha, që ka vizituar zonat e përmbytura urdhëroi nisjen e procedurave për të ndërhyrë në lumin Buna. Sipas kreut të qeverisë një ndërhyrje e tillë do të lehtësonte situatën.

I pranishëm sot paradite në mbledhjen e shtabit të Emergjencës në Shkodër Berisha urdhëroi sa më parë nisjen e procedurave me Malin e Zi për të ndërhyrë në shtratin e lumit Buna. Kreu i qeverisë ribëri apel për evakuminin sa më parë të banorëve nga zonat e përmbytura.

Strukturat e ushtrisë dhe të policisë janë të përqendruar kryesisht në komunat Dajç, Ana Malit, Bërdicë, Guri Zi, Velipojë dhe lagjet e rrezikuara të bashkisë Shkodër ku po bëjnë evakuimin e komunitetit të rrezikuar nga përmbytja. Vetëm gjatë natës janë evakuuar mbi 300 persona.

Deri në orët e para të ditës së sotme numri i personave të evakuuar. Arriti në 3752 nga 3407 persona që ishin evakuuar deri mbrëmjen e djeshme.

Publikuar: 08.01.2010 | 10:24
Lexuar: 1940 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime