E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Një ditë më parë, policia e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX) dhe ajo e Kosovës kanë arrestuar dhe më pas kanë paraburgosur “Grupin e Drenicës”, ku bëjnë pjesë edhe Selimi e Lushtaku.
Institucionet pa “zot shtëpie”










Paraburgosja e ambasadorit të Kosovës në Tiranë, Sylejman Selimi, dhe kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, së paku për një muaj do t’i lërë këto dy institucione shtetërore pa drejtuesit e tyre.

Një ditë më parë, policia e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX) dhe ajo e Kosovës kanë arrestuar dhe më pas kanë paraburgosur “Grupin e Drenicës”, ku bëjnë pjesë edhe Selimi e Lushtaku.

Ky aksion është bërë pas vendimit të Gjykatës së Apelit që shtatë ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, Sami Lushtaku, Jahir Demaku, Sahit Jashari, Zeqir Demaku, Hysni Thaçi e Avni Zabeli, ndaj të cilëve disa ditë më parë ishte shqiptuar masa e burgut shtëpiak, tash të paraburgosen për një muaj. Ish-luftëtarët dyshohen se kanë bërë krime lufte kundër popullatës civile në fshatin Likovc gjatë vitit 1998.

MPJ s’ka përgjigje për Selimin

Gjatë tërë ditës së shtunë gazeta ka bërë përpjekje që të marrë qëndrimin e drejtuesve të Ministrisë së Punëve të Jashtme rreth hapit të tyre karshi situatës së re të krijuar, përkatësisht, nëse ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, do ta shkarkojë ambasadorin Selimi, ose nëse atij do t’i kërkohet dorëheqje, por askush nga kjo ministri nuk është prononcuar.

Një javë më parë, saktësisht një ditë pasi Gjykata ia pati shqiptuar masën e arrestit shtëpiak ambasadorit Selimi, MPJ-ja nëpërmjet një kumtese për medie pati shprehur besimin se ish-komandanti i UÇK-së është i pastër....

Publikuar: 02.06.2013 | 13:07
Lexuar: 933 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime