E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Me këtë fitore Gjermania siguroi pozitën e parë në grupin M2 dhe në gjysmëfinalen e kampionatit evropian do të pret skuadrën e cila do të rënditet në pozitën e dytë nga grupi tjetër.
Gjermania mundi Rusinë


Gjermania falë fitores kundër Rusisë me rezultat 27 – 22 ka siguruar pozitën e parë në kuadër të grupit M2.
Gjermania pjesën e parë të këtij takimi tejet interesant e përmbylli në favor të saj me rezultat 14-12. Edhe në pjesën e dytë hendbollistet gjermane ishin më të mira dhe në fund me plotë meritë arritën deri tek fitorja kështu duke I shkaktuar çdisfatën e parë Rusisë në këtë Europian. Në ndeshjen tjetër që u zhvillua në Ohër, Ukraina ishte më e mirë se Danimarka duke e mundur atë me rezultat 30 – 25.

Më herët përfaqësuesja e Kroacisë me rezultat 29 – 24 mundi Suedinë dhe siguroi pozitën e tretë në grupin M1.
Ndërkohë Spanja në Ohër me rezultat 23 – 21 mundi Hungarinë dhe në rast se Rumania pëson disfatë nga Kampioni në Fuqi Norvegjia atëherë Spanja pas Gjermanisë, Rusise dhe Norvegjisë do të jetë gjysmëfinalistja e katërt e këtij kampionati.
Në këto momente janë duke u zhvilluar edhe dy ndeshjet e fundit të fazës së dytë. Maqedonia në palestrën Boris Trajkovski zhvillon ndeshjen kundër Bjellorusisë, ndërsa në Ohër në program është ndeshja kryesore ku vendoset edhe fati i ekipeve ne grupin M1.
Besnik Shabani

Publikuar: 12.12.2008 | 09:01
Lexuar: 1754 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime