E diel, 16.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Meksika kufizohet me SHBA, Guatemalën dhe Belizën. Laget nga oqeani Paqësor dhe Gjiri i Meksikës.
Meksika











Meksika është një republikë kushtetuese federale në Amerikën e Veriut. Meksika ka një sipërfaqe prej 2 milionë km² duke qenë kështu vendi i pestë në kontinentin amerikan dhe i katërmbëdhjeti në botë për nga sipërfaqja. Me një popullsi prej 111 milionë banorësh, Meksika renditet si vendi i 11-të në botë. Meksika është një shtet federal i përbërë nga 31 shtete dhe një Distrikt Federal.

Meksika kufizohet me SHBA, Guatemalën dhe Belizën. Laget nga oqeani Paqësor dhe Gjiri i Meksikës. Territori i Meksikës ka dy vargmale, Sierra Madre Lindore dhe Sierra Madre Perëndimore, nga veriu në jug duke përfshirë edhe pllajën qendrore. Në jug, rrafshnalta ndahet nga Paqësori nga Sierra Madre Jugore. Pllaja qendrore është zonë sizmike me vullkane aktivë (Popokatepetl, 5452 m dhe Ikstaçiuatl, 5286 m).

Pjesa më veriore e vendit ka një klimë shumë të nxehtë dhe të thatë, sepse malet pengojnë erërat oqeanike. Në pjesën më të madhe të pllajës qendrore, klima tropikale zbutet nga lartësia. Mbi 2000 m lartësi klima është malore. Është vendi i parë në botë për prodhimin e argjendit, zotëron vendburime metani, ari, bakri, hekuri, zinku, plumbi. Është e zhvilluar industria siderurgjike, nxjerrja dhe përpunimi i naftës dhe bien në sy investimet të kapitaleve të huaja (sidomos ShBA), që tërhiqen nga krahu i lirë i punës.

Publikuar: 05.06.2013 | 10:13
Lexuar: 1531 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime