E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ngjarja ndodhi më 2 qershor të këtij viti në Imperia, ku tre të rinj tentuan t’i shpëtonin policisë, pasi u pikasën duke vjedhur.
Itali, identifikohet shqiptari i zhdukur në det një javë më parë









Policia italiane ka identifikuar shqiptarin 21-vjeçar, i cili një javë më parë u hodh në det për t’i shpëtuar forcave blu.

Ngjarja ndodhi më 2 qershor të këtij viti në Imperia, ku tre të rinj tentuan t’i shpëtonin policisë, pasi u pikasën duke vjedhur.

Në përpjekje për t’i shpëtuar forcave të rendit, 21-vjeçari, Arian Rexha, u hodh në det. Që prej asaj dite nuk është gjetur asnjë gjurmë e tij dhe shqiptari vazhdon të jetë i humbur.

Policia italiane vazhdon të kryejë kërkime në det, megjithatë, forcat blu nuk e përjashtojnë pistën se i riu mund të jetë arratisur.

Publikuar: 08.06.2013 | 10:45
Lexuar: 703 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime