E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Përfundimisht Robert Lewandowski nuk do të transferohet te Bayerni i Mynihut. Vendimi është marrë tashmë dhe ne ia kemi komunikuar edhe agjentit të tij. Në katër javët e fundit kemi pasur kontakte edhe me drejtuesit bavarezë por ata nuk kanë dërguar asnjë ofertë zyrtare”
Watzke: Lewandski do të shitet por jo te Bayern






Drejtori sportiv i Borussia Dortmund, Hans-Joachim Watzke hodhi poshtë cdo mundësi që Robert Lewandoski të transferohet te rivalët e Bayern Mynih. Ai u shpreh I bindur se bomber polak nuk do të transferohet te bavarezët.

“Përfundimisht Robert Lewandowski nuk do të transferohet te Bayerni i Mynihut. Vendimi është marrë tashmë dhe ne ia kemi komunikuar edhe agjentit të tij. Në katër javët e fundit kemi pasur kontakte edhe me drejtuesit bavarezë por ata nuk kanë dërguar asnjë ofertë zyrtare”

Watzke theksoi se dëshira e klubit verdhezi është që sulmuesi të respektojë kontratën e tij deri në vitin 2014-të dhe shtoi se klubi do të gëzojë bilance të shëndosha edhe nëse ai nuk shitet.

“Këtë sezon që sapo përfundoi ne fituam rreth 70 milionë euro nga Champions League. Me Leëandoëskin në fushë mundësia për të shënuar gol është shumë më e madhe ndaj dhe ndoshta mund të fitojmë më shumë para sesa të përfitojmë nga shitja e tij”.

I pyetur mbi marrëveshjen me Bayernin e Mynihut, drejtori sportiv i Borussias u përgjigj se klubi do të vazhdojë të negociojë por është e sigurt që sulmuesi polak nuk do të transferohet në vitin 2013-të te Kampionët e Europës.

Publikuar: 10.06.2013 | 13:27
Lexuar: 851 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime