E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në fund – tragjedia, e cila ndodhi në stadiumin Unico de La Plata, ku pak para se të fillonte ndeshja ndërmjet Estudiantes dhe Lanus, ka vdekur një tifoz mysafir, i cili është goditur në gjoks nga një plumb gome.
Tragjedi në Argjentinë, vritet tifozi (VIDEO)










Një tjetër fundjavë futbollistike me probleme në Argjentinë, njëri më zi se tjetri. Aktet vandale të tifozëve të Independientes në stadiumin Monumental, e kanë detyruar gjyqtarin që ta ndërpresë ndeshjen me River Platen për disa minuta.

Më pas incidentet në stadiumin Amalfinati ndërmjet tifozëve të All Boys dhe policisë, ku gjyqtari ishte i detyruar ta mbyllte para kohe ndeshjen me Velezin, pas 26 minutash lojë.

Në fund – tragjedia, e cila ndodhi në stadiumin Unico de La Plata, ku pak para se të fillonte ndeshja ndërmjet Estudiantes dhe Lanus, ka vdekur një tifoz mysafir, i cili është goditur në gjoks nga një plumb gome.

Viktima, 38 vjeçari Santiago Daniel Jerez, ka ndërruar jetë në tunelin e qasjes për stadium, ku ka eksploduar një përleshje e ashpër ndërmjet policisë dhe një grupi të tifozëve të Lanus, që, sipas asaj që shkruajnë mediat lokale, kanë tentuar të hynin në stadium me dhunë, pa poseduar bileta.

Pasi e kuptoi se çka kishte ndodhur në mes të pjesës së parë dhe të dytë, gjyqtari Lousteau ka vendosur ta ndërpriste takimin.

Sipas një buletini të nxjerr në Argjentinë, rezultojnë 272 të vdekur që nga viti 1922 e deri sot, prej tyre rreth 60 vetëm në decenien e fundit, një shenjë e qartë se eskalimit i situatës është gjithnjë e më preokupuese, duke i transformuar stadiumet argjentinase në vende dhune dhe terrori.

Publikuar: 11.06.2013 | 23:35
Lexuar: 928 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime