E diel, 16.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ndërkaq, ministri Xhaferi ka shprehur gatishmërinë për pjesëmarrje në misionet e përbashkëta me Kroacinë.
Ministri i Mbrojtjes Xhaferi e priti kolegun e tij nga Kroacia, Kotromanoviq









Kroacia gjithmonë do ta mbështet Maqedoninë në përpjekjet e saj që të bëhet anëtare e NATO-s, deklaroi ministri kroat i Mbrojtjes, Ante Kotromanoviq, në takimin me ministrin e Mbrojtjes së Republikës, Talat Xhaferi.

Ndërkaq, ministri Xhaferi ka shprehur gatishmërinë për pjesëmarrje në misionet e përbashkëta me Kroacinë.

"Fakti që të dy vendet nuk kanë çështje të hapura mes tyre, e lehtëson mundësinë që si ministri dhe si armata të kontribuojmë ndaj përpjekjeve për veprim të përbashkët drejt Evropës, drejt së cilës synojmë të jemi anëtare. Si Ministri jemi krenar që në formatin A3 që e kaluam, Republika e Kroacisë dhe Republika e Shqipërisë u bënë anëtare të NATO-s. Për ne kjo është nxitje që t'i mbajmë të gjithë ato përfitime dhe vlera të konstatuara që i kemi ndërtuar në sistemin tonë, në armatën tonë", theksoi ministri Xhaferi.

Ministri kroat i Mbrojtjes, pas takimit theksoi se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO është i rëndësishëm jo vetëm për vet shtetin, po edhe për sigurinë dhe stabilitetin e tërë rajonit.

"Kroacia si anëtare e NATO-s shumë shpejtë edhe anëtare e Bashkimit Evropian do ta mbështet Republikën e Maqedonisë në integrimet saj euroatlantike. Ne këtë gjithmonë e kemi bërë dhe do ta bëjmë. Mendojmë se është shumë me rëndësi që bashkërisht të punojmë siç e bëjmë atë në Afganistan. Ushtarët e juaj janë të fuqishëm, të përgatitur, e dinë punën dhe duhej moti të jeni anëtare e NATO-s", tha Kotromanoviq.

Në takim, të dy ministrat kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit, ndërsa janë shqyrtuar edhe mundësinë për vazhdim të përbashkët në pjesëmarjen në misionin ISAF në Afganistan, gjegjësisht në operacionet të cilat do të vijojnë pas viti 2014, si dhe për zhvillimin e aftësive mbrojtëse të të dy shteteve.

Publikuar: 12.06.2013 | 18:47
Lexuar: 786 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime