E diel, 18.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Situata ende më e rënduar bëhet nga fakti se brenda automjetit kanë qenë edhe libreza shëndetësore dhe dokumentet personale të 23 vjeçarit Nebi Jusufi, i cili për çdo moment duhet të udhëton drejt Italisë për t’iu nënshtruar mjekimi
Gostivar: Vidhet automjeti bashkë me librezën e të sëmurit që është në koma









Grabitja e shpeshtuar e automjeteve në regjionin e Gostivarit, tanimë nuk paraqet ndonjë lajm të ri. Rasti i fundit i paraqitur në Policinë e Gostivarit, karakterizohet me dika tjetër. Është grabitur automjeti i familjes Jusufi nga Gostivari,

birri i së cilës prej 6 muajsh vazhdon të jetë në komë, pas një infarkti që kishte pasur në zemër. Situata ende më e rënduar bëhet nga fakti se brenda automjetit kanë qenë edhe libreza shëndetësore dhe dokumentet personale të 23 vjeçarit Nebi Jusufi, i cili për çdo moment duhet të udhëton drejt Italisë për t’iu nënshtruar mjekimit. Babai Vazi Jusufi thotë se grabitja e automjetit nuk paraqet ndonjë problem të madh. Brenga e tyre mbeten dokumentacionet e të birit që kanë qenë brenda makinës. “Dje diku në mesditë na u vodh vetura nga parkingu. Në veturë i kishim edhe dokumentet e djalit, raportet mjekësore, incizimet e rëntgenit dhe librezën shëndetësore. Kjo na brengos tej mase, sepse në çdo moment mund të na lajmërohen nga Spitali i Italisë për ta dërguar djalin atje, kurse ne nuk i kemi dokumentacionet e tij. Lusim personat që vodhën automjetin, të paktën të na kthejnë dokumentet. Ato i kemi më të rëndësishme sepse bëhet fjalë për shëndetin e djalit tonë. Ju lutemi atyre ti dorëzojnë diku dokumentet dhe sa më shpejt të bien në duart tona. Ndoshta nesër mund të kemi telefonatë nga spitali i Italisë, dhe udhëtimi jonë mund të jetë shumë urgjent”, thotë babai Veziu. Nga Policia e Gostivarit të njoftuar me rastin dhe thonë se janë duke punuar në gjetjen e automjetit dhe zbardhjen e identitetit të autorëve.

“Të hënën rreth orës 2 dhe 7, persona të panjohur kanë grabitur automjetin e markës “Golf”, me regjistrim të Gostivarit. Automjeti ka qenë i parkuar në rrugën “Vëllezërit Bllazhevski” në Gostivar. Grabitjen e automjetit e lajmëroi 44 vjeçari me inicialet V.J i cili deklaroi se çelësat në ato momente kanë qenë brenda automjetit, ashtu sikurse dokumentacioni i udhëtimit, leja e qarkullimit, librezë shëndetësore dhe dy telefona mobilë”, theksoi zëdhënësi, Marjan Josifoski.

Në fiillim të muajt janar, Nebiu papritmas pësoi infarkt në zemër. Ishte përpjekja e madhe e mjekëve që pas plotë 45 minutave t’i normalizohej frymëmarrja, por jo edhe vetëdija. Infarkt në zemër kishte ndikuar në tru, dhe që prej 6 muajsh, Nebiu vazhdon të qëndron në gjendje kome. Pasi Spitalet e Maqedonisë për momentin nuk posedojnë mundësi teknike për shërimin e tij, zgjidhje është kërkuar në një Spital të Italisë. Familja Jusifi në mungesë të mjeteve të nevojshme financiare, drejtoi edhe një apel publik për të ndihmuar birin e tyre.

Publikuar: 13.06.2013 | 16:30
Lexuar: 732 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime