E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gjatë një konference për shtyp nga vendlindja e tij, kryeqyteti i kulumbiasë, Bogota 27- vjeçari u shpreh "Zgjedhja ime për të veshur fanellën e Monakos lidhet me një projekt afatgjatë.
Monaco, Falcao: Jam këtu për të qëndruar gjatë




Radamel Falcao nuk ka dyshime. Ai është i bindur se aventura e re me ekipin e Monakos, fanellën e të cilës e veshi vetëm këtë verë, është e destinuar për të rezultuar një histori suksesi. Gjatë një konference për shtyp nga vendlindja e tij, kryeqyteti i kulumbiasë, Bogota 27- vjeçari u shpreh "Zgjedhja ime për të veshur fanellën e Monakos lidhet me një projekt afatgjatë. Një projekt që konsiston në shndërrimin e Monakos dhe unë njehsohem me këtë objektiv që në nisje për të korrur sëbashku frytet e suksesit. Edhe pse do të nevojitet kohë dhe ky nuk dotë jetë aspak një mision i lehtë, pasi përpara na pret një rrugëtim i gjatë dhe i vështirë, unë nuk nxitoj për askund tjetër pasi kam shumë besim në politikat e klubit, në proçesin e ristrukturimit, një metamorfozë, e cila ka nisur që me mua. Pavaresisht entuziasmit El tigre mendon se skuadres i duhet nje lloj kohe per t'u konsoliduar dhe beson se kjo mund te arrihetpermes frymes se grupi Sigurisht që rezultatet pozitive nuk do të mund të merren që në sezonin e parë por të gjithë sëbashku do të japim maksimumin për të arritur sa më shpejt objektivin e përbashkët, debutimin e Monakos si një prej skuadrave më të forta të Europës". Kolumbiani është vetëm një prej përforcimeve të shumta të kësaj skuadre që po deklarohet si mbreteresha e re e merkatos, në krye të së cilës qëndron Claudio Ranieri. Një tjetër koluambin që u bë pjesë e projektit të ri është edhe James Rodriguez. “Një nga faktorët kryesorë që më shtyu drejt këtij vendimi, drejt Francës ishte dhe dëshira për të promovuar akoma më shumë futbollin kolumbian. Diçka e tillë është e mundur pasi do të luaj krah Rodriguez dhe sëbashku do të jemi “guri i themelit” për skuadrën e sapo promovuar në divizionin e parë të futbollit francez. Falkao beson se tashme ketij projekti te madh qe klubi nga Pirncipata ka nderrmarre do t'i bashkengjiten edhe futbolliste te tjere te nivelit te larte ashtu sikurse por perflitet me se shumti ditet e fundit edhe ne mediat franceze..

Publikuar: 14.06.2013 | 19:35
Lexuar: 702 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime