E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Presidentja e Brazilit, Dima Rousseff del kundër kritikëve që e akuzojnë se qeveria e saj po ndjek modelin e FIFA-s.
Brazil, Rousseff distancohet nga FIFA


Kryetarja e shtetit brazilian, e cila kaloi javë jo pak të vështira për shkak të protestave masive kundër shpenzimeve pa kriter për infrastrukturën në kuadër të botërorit, hedh poshtë akuzën e ish sulmuesit Romario, sipas të cilit, qeveria po drejton me modelin e FIFA-s. Gjatë mbledhjes së qeverisë, Rouseff u shpreh se kabineti që ajo drejton nuk ndjek modelin e FIFA-s, por modelin e trajnerit të Brazilit, Luis Felipe Scolari. Mer këtë qëndrim, shefja e ekzekutivit të Brasilias i jep edhe një përgjigje të drejtëpërdrejtë FIFA-s që shprehu pakënaqësinë për mungesën e saj në stadiumin “Maracana” për finalen e Kupës së Konfederatave. Në lidhje me protestat masive që trazuan Brazilin, flet edhe fenomenni Ronaldo në cilësinë e anëtarit të komitetit organizator për Kupën e Botës.

“Brazilianët nuk janë kundër zhvillimit të Kupës së Botës por kundër korrupsionit që ka mbërthyer vendin. Ata janë kundër sistemit sanitar dhe arsimor të ngritur në këtë vend. Është e mrekullueshme të shikosh një revolucion të tillë ku mijëra brazilianë manifestojnë nëpër rrugë për të kërkuar një ndryshim rrënjësor”.

Në vijim, ish numri 9 shton se vendi ka nevojë për ndryshim dhe njerëzit e kanë kuptuar se ky është momenti për të nisur nje erë të re. Por nga ana tjetër, Ronaldo mbron investimin e qeverisë braziliane për të mbështetur me fonde Kupën e Botës, duke theksuar se organizimi i një eventi të tillë është një mundësi shumë e madhe për të reklamuar Brazilin dhe për të thithur sa më shumë investime në të ardhmen.

Publikuar: 02.07.2013 | 15:15
Lexuar: 786 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime