E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Thotë Allahu në hadith Kudsij: “Gjitha veprat e birit të Ademit janë për të, e mira shumfishohet bile edhe deri shtatqindfish, përveç agjërimit ai është i Imi dhe Unë atë e shpërblej”. (Buhariu dhe Muslimi).
Si ta presim muajin e Ramazanit











Me sinqeritet të plotë ndaj Allahut në të gjitha veprat:


E them këtë sepse nga fillimi vëlla i dashur mos u lodh kot nëse nuk je i sinqertë me Allahun në veprat tua, sepse vepra nuk pranohet nëse në të nuk ka sinqeritet.

Thotë Allahu në Kur’an: “… e kush shpreson takimin e Zotit të vet, le të bëjë vepër të mirë, e në adhurim ndaj Zotit të tij të mos e përziejë askë.” (Kehf/110).

Thotë Allahu në hadith Kudsij: “Unë jam më panevojshmi nga shirku (ortakllëku) i dikujt, kush punon ndonje vepër dhe në të përzien dikë tjetër përveç meje, e lë atë dhe shirkun e tij”.(Muslimi).

Agjërimi është nga adhurimet më të mëdha, i cili i’a mëson muslimanit sinqeritetin, sepse askush nuk e di për dikë se është duke agjëruar, përpos Allahut, e sidomos nëse dikush agjëron nafile jasht muajit të Ramazanit por edhe në Ramazan personi mundohet që të largohet nga çdo send që mund ta pengoj, dëmtoj apo të ndikoj negativisht në agjërimin e tij, duke shpresuar që Allahu të jet i kënaqur me të, për këtë arsye Allahu e ka fshehur shpërblimin e agjëruesit dhe e ka ruajtur për Veten e Tij, ashtu siç e ruan agjëruesi agjërimin e tij para njerëzve dhe Fisniku nuk shpërblen përpos me më të mira dhe nuk jep përpos shumë.

Thotë Allahu në hadith Kudsij: “Gjitha veprat e birit të Ademit janë për të, e mira shumfishohet bile edhe deri shtatqindfish, përveç agjërimit ai është i Imi dhe Unë atë e shpërblej”. (Buhariu dhe Muslimi).

Vazhdon...

Publikuar: 03.07.2013 | 11:37
Lexuar: 838 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime