E enjte, 13.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Burimet diplomatike greke pohojnë se në takim me siguri do të bëhet fjalë edhe për rrjedhën e negociatave që po zhvillohen me ndërmjetësim të Metju Nimicit për zgjidhjen e çështjes për emrin e Maqedonisë.
Samaras sot takim me Obamën, do të bisedojnë për çështjen e emrit?!











Kryeministri grek Andonis Samaras dhe presidenti amerikan Barak Obama do të bisedojnë edhe për negociatat midis Maqedonisë dhe Greqisë për zgjidhjen e çështjes për emrin e Maqedonisë.

Pas disa tentimeve jo të suksesshme, Samaras arriti të dakordojë takim me Obamën i cili do të mbahet më 8 gusht në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, dy funksionarët do të bisedojnë për bashkëpunimin në mbrojtjen midis dy vendeve.

Partneriteti për tregtinë dhe investimet transatlantike, bashkëpunimin rajonal, përpjekjet e përbashkëta në luftën kundër terrorizmit, mundësitë për zgjidhjen e çështjes qipriote dhe për zhvillimin e ngjarjeve në Afrikën Veriore dhe në Siri.

Burimet diplomatike greke pohojnë se në takim me siguri do të bëhet fjalë edhe për rrjedhën e negociatave që po zhvillohen me ndërmjetësim të Metju Nimicit për zgjidhjen e çështjes për emrin e Maqedonisë.

Jo rastësisht edhe gazeta proqeveritare "Katimerini" në tekstin për takimin midis Samaras dhe Obamës kujton se "Uashingtoni është i gatshëm të aktivizohet për zgjidhjen e problemit qipriot dhe çështjen për emrin e Maqedonisë, ndërsa Athina edhe krahas vështirësive të veta objektive të shkaktuara nga situata ekonomike është e gatshme të luajë rol në Lindjen e Afërt duke e shfrytëzuar marrëdhënien e re me Izraelin dhe lidhjen e saj tradicionale me botën arabe. /MIA/

Publikuar: 12.07.2013 | 10:08
Lexuar: 733 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime