E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Qeveria meksikane njoftoi se Miguel Angel Trevino Morales është zënë nga forcat e marinas në afërsi të Nuevo Laredo, një qytet në kufi me Shtetet e Bashkuara, dhe se ai po mbahet në paraburgim.
Në Meksikë u arrestua shefi i grupit të njohur kriminel Zetas








Forcat ushtarake të Meksikos kanë arrestuar Migel Anhel Trevinjo, prijës i kartelit të drogës Zetas, njoftojnë autoritetet.

Qeveria meksikane njoftoi se Miguel Angel Trevino Morales është zënë nga forcat e marinas në afërsi të Nuevo Laredo, një qytet në kufi me Shtetet e Bashkuara, dhe se ai po mbahet në paraburgim.

Zetas, që përbëhet nga ish-forca elitare ushtarake meksikane, konsiderohet si një prej grupeve më të tmerrshme dhe të fuqishme të krimit të organizuar në Meksiko, pasi njihen për prerje të kokave dhe varrje të kundërshtarëve.

Trevino Morales, që njihet si "Z-40" është gangsteri i profilit më të lartë të zënë nga autoritetet prej se presidenti i Meksikos Enrique Pena Nieto, mori detyrën në dhjetor.

SHBA ka ofruar 5 milionë dollarë për informatat që do të çonin në kapjen e bosit të Zetas.

Publikuar: 16.07.2013 | 12:18
Lexuar: 760 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime