E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Prokurorët i kanë kërkuar gjykatës që të denojë Navalnin me gjashtë vjet burg.
Gjykata shpall opozitarin Aleksej Navalni fajtor









Lideri opozitar rus Aleksej Navalni sot është shpallur fajtor për vjedhje, në një gjykim të cilin ai e ka përshkruar si të motivuar politikisht për shkak të opozitës së tij kundër presidentit Vlladimir Putin.

Prokurorët i kanë kërkuar gjykatës që të denojë Navalnin me gjashtë vjet burg.

Gjykata në Kirov, një qytet industrial që gjendet rreth 900 kilometra në veri-lindje nga Moska, pritet të merr vendimin më vonë gjatë ditës së sotme.

Autoritetet kishin akuzuar figurën prominente opozitare politike për përvetësimin e 510,000 dollarëve të kompanisë Kirovles në vitin 2009, në kohën kur ai punonte si governator i rajonit Kirov.

Dje, Komisioni qendror i zgjedhjeve në Moskë, konfirmoi se Aleksej Navalni është regjistruar si kandidat në garën për kryetar të Moskës në zgjedhjet e shtatorit.

Publikuar: 18.07.2013 | 09:52
Lexuar: 730 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime