E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kamionë të organizatës çdo ditë transportojnë ndihmë për Sirinë, të mbledhur në Turqi dhe jashtë saj.
Ulet në mënyrë drastike ndihma humanitare për Sirinë







Ndihma humanitare për Sirinë është ulur në mënyrë drastike në muajt e fundit, ndërsa në të njëjtën kohë kriza humanitare në vend po thellohet, paralajmëroi agjencia humanitare turke IHH.

Kamionë të organizatës çdo ditë transportojnë ndihmë për Sirinë, të mbledhur në Turqi dhe jashtë saj.

"Numri i kamionëve me ndihmë, të cilët udhëtonin deri në Siri, ka rënë në mezi pesë deri dhjetë në ditë prej 50-60 paraprake," deklaroi shefi i IHH, Bulent Jilldirim. Ai gjithashtu u ankua edhe nga rënia e interesit të donatorëve.

Paralelisht me uljen e ndihmës, rritet numri i refugjatëve, kështu që tani në ditë rreth 6.000 persona arratisen nga konflikti në Siri.

Sipas të dhënave të KB-së, në konfliktin në Siri deri tani humbën jetën rreth 93.000 persona, duke përfshirë edhe mbi 6.500 fëmijë.

Publikuar: 18.07.2013 | 21:47
Lexuar: 667 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime