E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Agjërimi e edukon individin që të jetë i matur, durimtar, tolerant, human, bamirës, me karakter të fortë dhe senzibil.
Ramazani, muaji i familjes, NË RRAFSHIN EDUKATIV















Ajetet dhe hadithet të cilat flasin për agjërimin, me theks të veçantë ajeti i përmendur më lartë i sures El-Bekare, qartë e shquajnë aspektin edukativ të agjërimit, e si rezultat i kësaj edhe të muajit të Ramazanit në të cilin realizohet agjërimi.

Agjërimi e edukon individin që të jetë i matur, durimtar, tolerant, human, bamirës, me karakter të fortë dhe senzibil. Në këtë drejtim, i dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:”Agjërimi nuk është abstenim nga ushqimi dhe pija, por agjërimi (i vërtetë) është largim nga fjalët e kota dhe fjalët e ndyta. Nëse ndonjëri të fyen apo sillet me pakuptimësi, ti thuaj:”Unë jam agjërues, unë jam agjërues”.

Edukata e këtillë që e mbjell agjërimi te njeriu, ndikon në konsolidimin e familjes dhe shoqërisë, edukon breza të rinj të cilët do të jenë të frymëzuar nga mësimet madhore islame dhe do t’i bën që të jenë shembull praktik i jetësimit të mësimeve islame.

Edukata e këtillë e lartë në trajtimin e njerëzve dhe reagim të matur ndaj gjërave të pahijshme që bëhen ndaj nesh, në formën më të shkëlqyeshme ulet tensionet në shoqëri, i forcon lidhjet mes njerëzve, bën që të jemi më vigjilent, jep kohë për t’i rishikuar veprimet dhe etablon qetësi, paqë dhe siguri në familej e në shoqëri. Në këtë formë, me vepra flitet se si duhet të sillet një besimtar i vërtetë.

Ramazani e edukon individin dhe familjen që të jenë llogaritës të veprimeve, planifikues, kursyes dhe i aftëson që të ambientohen me rrethanat e ndryshme në jetë.
Drejtpërdrejt në raportet ndërfamiljare, Ramazani e bën më të butë burrin, më humane nënën, më mirënjohës fëmijun.


vazhdon...

Publikuar: 22.07.2013 | 18:16
Lexuar: 930 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime