E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shkencëtarët nga Unitersiteti i Madridit, kanë bërë një analizë të atyre pjesëve të rrushit të cilat janë më të pasur me proteina. Është nxjerrë një ekstrakt i cili përmban proteina dhe antioksidues, për ndryshim prej pemëve tjera të cilat kanë pak proteina dhe vetëm antioksidues.
Rrushi i zi lufton sulmet në zemër
Nga rrushi i zi nuk bëhen vetëm verërat, por ky fryt edhe nëse konsumohet edhe i freskët është një bar i çuditshëm kundër sulmeve në zemër, ka treguar një studim i fundit shkencor.

Shkencëtarët nga Unitersiteti i Madridit, kanë bërë një analizë të atyre pjesëve të rrushit të cilat janë më të pasur me proteina. Është nxjerrë një ekstrakt i cili përmban proteina dhe antioksidues, për ndryshim prej pemëve tjera të cilat kanë pak proteina dhe vetëm antioksidues.

Shkencëtarët me ekstraktin e rrushit kanë bërë një varg hulumtimesh, nga të cilat kanë nxjerrë përfundimin se konsumimi i saj e ka ulur presionin e gjakut për 5% , kolesterolin për 14%, veçanërisht kolesterolin e keq (i njohur si LDL).

Shkencëtarët këshillojnë se nëse rrushi përfshihet në ushqimin e përditshëm, mund ta zvogëlojë rrezikun për sulme në zemër deri në 50%. Ekstrakti i rrushit mund të ndihmojë veçanërisht njerëzit të cilët vuajnë nga presioni i lartë i gjakut si dhe niveli i rritur i kolesterolit. teleagrafi

Publikuar: 05.10.2008 | 07:29
Lexuar: 7404 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet
deora (01/11/2011 22:01:45) rrushi eshte i bukur ka rrushe te zi,te,verdh,te gjelbert dhe ka rrushe te kuq
zeta gjoni (30/08/2012 19:16:52) mbi efektet e rrushit per dijete per dobesime me keshilloni si te veproje jame mbi peshe dhe me kane keshilluar dijete me rrushe te fresket

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime