E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Xhulia Lengdon ka zgjedhur pikërisht Shqipërinë për reportazhin e saj të radhëa. Objektivi i saj është përqendruar në pritshmëritë e shqiptarëve nga qeveria e re dhe rruga që vendi do të ndjekë për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Reportazhi i BBC për Shqipërinë




Shqipëria është duke synuar të bëhet pjesë e BE. Por për të arritur këtë, duhet të bindë Brukselin se ka luftuar korrupsionin dhe krimin e oragnizuar. Pas dekadash të tëra me pushime në ishullin e Korfuzit në Jug të Shqipërisë, Xhulia Langdon zgjodhi Shqipërine për të parë se si ka ndryshuar vendi ish komunist.
Vija bregdetare e Shqipërisë, malet e ndaluara duket se përfaqësonin izolimin e vendit, nën regjimin komunist prej gjysmë shekulli.
Në 1997 plumbat ndriconin qiellin natën të Sarandës, qytetin e vogel në jug të Shqipërise, ku ndodhi rebelimi i fundit, i dhunshëm i vendit që luftonte për demokraci.
I afrohemi Sarandës për herë të parë, të përgatitur për të parë gjithcka. Dhe cila ishte gjeja e fundit që prisnim të shihnim ? Çadra dielli në bregdet. Mirësevini në rivierën shqiptare.
Ka një shëtitore me kafe, bare, ndriçim, restorante dhe dyqane suveniresh për turistët.
Ka palma dhe vende të përshtatshme për të marrë rreze dielli. Shezlonge. Dhe një park ujor për fëmijë, të cilët përfitojnë të hidhen në të. Si dhe pushues edhe pse pak nga ta duket se janë të huaj.
Gjitjashtu ka dhe automjete. Madje të shtrenjta. Dhe në mes këtij qyteti të vogël, ndërtesa të këndshme dhe hotele të mira.
Nëse dikur nëpër shkolla gjuha e dytë ishte rusishtja tashëm është anglishtja.
Vendi sapo ka kaluar procesin e zgjedhjeve të përgjithshme dhe njerëzit në përgjithësi shprehen të kënaqur me rezultatet e tyre.
Sipas tyre Shqipëria po bën një progres shumë të madh në rrugën e demokracisë.
Agrokultura dhe peshkimi vazhdojnë të jenë shumë të rëndësishme për ekonominë e vendit, por të ardhurat janë të vogla dhe pensionet shumë të ulëta.
Pjesa më e madhe e pensionistëve ndihmohen nga femijet e tyre, dhe nga të ardhurat që emigrantët dërgojnë.
Ka ende probleme në tranzicionin ekonomik. Ka ndërtesa të papërfunduara pothuajse kudo. Dhe infrastuktura është shumë larg rrugës së duhur.
Ka automjete por nuk ka vende parkimi. Ka mallra konsumi të kushtëzuara por jo kosha mbeturinash.
Ka vetëm një aeroport, me emrin e nënë terezës në kryeqytetin e vendit, gjashët orë larg nëse je me fat. Pjesa më e madhe e rrugëve janë të vështira.
Por asgjë nga këto nuk zbehin optimizimin e njerëzve të cilët shpresojnë se politikanët e rinj do të përmirësojnë gjërat.
Ata besojnë se qeveria mund të sigurojë anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe do të vendosë rendin mbi kulturën tradicionale të hakmarrjes, e cila sipas tyre ende mbizotëron në veri të vendit.

Publikuar: 28.07.2013 | 21:25
Lexuar: 2072 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime