E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ky qytet ka mbi 8.108.080 banorë në një sipërfaqe prej 800,31 km² dhe kështu është qyteti më i madh në SHBA. New York-u quhet në gojë të popullit edhe Big Apple (mollë e madhe). New York është qyteti më i rëndësishëm në të gjithë botën për hapësirën ekonomike.
10 vendet më të vizituara për turistët në New York




Guida truistike e qytetit metropolitan New York, tregon se cilat janë 10 vendet më të vizituara për turistët në qytetin e New Yorkut. New York City (NYC) është një qytet brenda shtetit federal New York në ShBA. Për t'u dalluar njëri nga tjetri jo-zyrtarisht përdoret termi New York City. Ky qytet ka mbi 8.108.080 banorë në një sipërfaqe prej 800,31 km² dhe kështu është qyteti më i madh në SHBA. New York-u quhet në gojë të popullit edhe Big Apple (mollë e madhe). New York është qyteti më i rëndësishëm në të gjithë botën për hapësirën ekonomike.

Nju Jorku është një ndër qytetet më kryesore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ose i thirrur ndryshe dhe Metropoli i Botës. Ky qytet gjendet në bregun lindor dhe është më i populluar i SHBA-ve. Emrin e mori për nder të Dukës se atëhershëm të qytetit historik të Anglise York. Është një nga qendrat me të rëndësishme ekonomike të vendit, por dhe i gjithë planetit. Në Nju Jork gjendet e famshmia Wall Street, zyrat qendrore te OKB-së, Banka Federale, Muzeu i Luftës së Dytë Botërore dhe sheshi i famshëm Times Square si dhe bulevardi Broadway.

Në 11 Shtator të 2001, Nju Jorku u godit nga një sulm terrorist. Kullat binjake të ashtuquajtura Qendra Botërore Tregëtare (Ëorld Trade Center) u goditën nga dy avion pasagjeresh. Nga rënia e dy Kullave humbën jetën 3000 njerëz të pafajshëm. Kjo ka qenë më parë qendra më e vizituar nga turistët e huaj në qytetin e New Yorkut.

Në mesin e një "pafundësie" objektesh të rëndësishme, ndërtesash gjigante dhe qendra kulturore, artistike, sportive, tregtare dhe të tjera, guida truistike e qytetit metropolitan New York, tregon se cilat janë 10 vendet më të vizituara për turistët në qytetin e New Yorkut, për këtë gjashtë mujor të viti 2013.

1. Empire State Building: Një nga ndërtesat më të larta dhe më të vjetra në qytet, e cila vështrohet menjëherë nga çdo largësi e ishullit ose një ndër në rrokaqiejt e New Yorkut, është më e vizituara në New York. Duke hipur në katin e sipër të saj ju mund të shikoni pamje të mahnitshme të qytetit të New Yorkut nga maja Empire State Building.

2. Statuja e Lirisë: Statuja e Lirisë, është një dhuratë për Shtetet e Bashkuara për nder të miqësisë së krijuar gjatë Revolucionit Francez. Statuja e Lirisë është bërë një simbol amerikan i lirisë dhe vendi i mirëpritur për emigrantët që vijnë në SHBA në kërkim të një jetë më të mirë.

3. Grand Central Terminal: Stacioni qendror i trenave dhe më i madhi në SHBA i ndërtuar me një arkitekturë të veçantë 100 vjet më parë. Që nga hapja e saj në 1913, rikonstruksionet e kanë kthyer Grand Central në më shumë se vetëm një nyje për transportin e udhëtarëve me trenat e linjave interurbane, mbasi aty tani gjenden një zinxhir dyqanesh nga firmat më të njohura në botë, restorante dhe lokale për ngrënie të klasit dhe më shumë se kaq në dispozicion për vizitorët, një pamje e "kozmosit" brenda stacionit të trenave.

4. Qendra Rockefeller në zemër të qytetit Manhattan , është i njohur për pemën e Krishtlindjeve çdo fund viti, pistën e akullit për patinazh, dhe teatrin e madh Radio City Music Hall dhe shumë qendra tregtare firmato, restorante të shumta dhe mundësitë e ngrënies speciale. Rockefeller Center është një destinacion i madh për vizitorët në çdo kohë të vitit.

5. Muzeu i Imigracionit në ishullin Ellis Island ofron vizitorëve një vështrim interesante në përvojën e emigrantëve. Ekspozita interaktive, turne në këmbë dhe video filma që zbulojnë vështirësitë dhe sfidat me të cilat përballen emigrantët të cilët kan kaluar përmes Ellis Island.

6 Staten Island Ferry është një traget pa para për të udhëtuar nga njëra pjesë e ishullit të Manhattan për në ishullin tjetër Staten Island, e përdorur nga qytetarët dhe turistët që duan të marrin edhe një pamje të portit dhe nga Statuja e Lirisë.

7. Muzeu Amerikan i Historisë Natyrore. Që nga hapja e tij për publikun në vitin 1869, Muzeu Amerikan i Historisë Natyrore ka evoluar dhe është rritur shumë. Përveç ekspozitave Qendra Rose Planetare edhe të rregullta, Muzeun Amerikan të Historisë Natyrore e pret një seri rrotulluese e eksponateve të reja, kështu që është gjithmonë ka diçka të re për të parë.

8. Central Park: Parku Qendror u ofron banorëve njujorkez dhe turistëve të pafund çdo ditë një ambjent natyror të ngjashëm me "xhungëlën" ose "tropikun" apo malet për rreth New York City për mbi 150 vjet. Bëni një shëtitje, një udhëtim me anije në liqenin në mes të parkut ose vetëm një piknik në Central Park dhe të zbuloni pse Central Park është kaq popullorë dhe kaq tërheqës.

9. Muzeu i Artit Metropolitan: Ky muze është nga më të mëdhatë në botë. Ai ka mbi 2 milion veprave të artit nga e gjithë bota dhe gjatë gjithë historisë, që janë të vendosur në Muzeun Metropolitan të Artit. Muzeu Metropolitan i Artit është një muze me një vlerë jashtëzakonëshme.

10. Muzeu i Artit Modern. E themeluar në 1929 si muzeu i parë kushtuar tërësisht artit bashkëkohor, MoMA është mikëpritëse për një koleksion mbresëlënëse e përpjekjeve moderne artistike. Nga pikturat dhe skulpturat të filmit dhe të arkitekturës.

Publikuar: 02.08.2013 | 12:00
Lexuar: 1848 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime