E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në Janar në drejtim të Ministrisë sonë të Drejtësisë vjen një letër-porosi ku iu kërkohej autoriteteve tona nisjen e hetimeve dhe të verifikimeve të përcaktimit konkret që ishte realizuar nga hetimi vendas.
Kërcënimi i të miturës italiane, sekuestrohen materiale në disa shtëpi në Shqipëri









Dy persona, të cilët dyshohet se janë shqiptar, kanë ngritur në këmbë prokurorinë e Salernos në Itali, prej më shumë se 7 muajsh. Hetuesit dhe policia italiane vijojnë të jenë në kërkim te personave të cilët kanë kërcënuar me jetë një të mitur italiane. Denoncimi i një gruaje se vajzës 14 vjeçe i rrezikohet seriozisht jeta nga dy persona të cilët i kërkojnë që nëse do të jetojë duhet të realizojë video pornografike, ngriti në këmbë autoritetet e hetimit salernitan. Gjithçka u regjistrua në fundin e vitit të kaluar. Italianët e hetimit në bazë të punës hetimore arritën në përfundimin se kërcënimi ka mbërritur nga Shqipëria. Në Janar në drejtim të Ministrisë sonë të Drejtësisë vjen një letër-porosi ku iu kërkohej autoriteteve tona nisjen e hetimeve dhe të verifikimeve të përcaktimit konkret që ishte realizuar nga hetimi vendas. Ministria e Drejtësisë ia kaloi çështjen për hetim prokurorisë së Tiranës të cilët nisën punën për të zbuluar vendet nga ku ishte nisur kërcënimi. Pavarësisht faktit se prokuroria italiane kishte përcaktuar edhe numra telefoni, si dhe qytetin ku dyshohej se ishte shkruar, hetuesit e çështjes nuk munden dot të zbulonin persona konkret. Mësohet se nga pala jonë është përfunduar puna në këtë drejtim, por janë autoritetet italiane që vijojnë të punojnë dhe të investigojnë jo vetëm për të zbuluar dy personat që kërcënuan të miturën me jetë, por edhe për të zbuluar rrjetin e pornografisë me të mitur, të cilët pretendohet se janë mjaft të organizuar dhe të kamufluar.

Vijimi i hetimeve

Kërcënimet me jetë të së miturës 14 vjeçe italiane M.S., për të realizuar video pornografike dhe për ta dërguar në adresën e imailit të dy personave, vijon të jetë kryefjalë e hetimit të Salernos, zonë në të cilën banon vajza. Sipas të dhënave që vijnë nga mediat vendase bëhet me dije se puna hetimore e Prokurorisë së Salernos dhe hetuesisë shqiptare ka çuar në sekuestrimin e disa materialeve informatike të gjetuara në Shqipëri, në gjashtë banesa të kontrolluara nga forcat e rendit si dhe në bllokimin e disa site-ve shqiptare. Hetimi vendas ka dalë ditën e djeshme me një komunikatë shtypi ku bëhet e ditur se operacioni ndërkombëtar kishte nisur në bazë të padisë së një nëne italiane pasi e bija 14-vjeçare ishte kërcënuar me jetë nëse nuk realizonte video erotike. Për një kohë të gjatë ajo i është nënshtruar kërkesave që i kanë ardhur nëpërmjet postës elektronike, por kur ka ndërprere çdo kontakt, fotot dhe filmimet e saj janë shpërndarë në forume dhe rrjete sociale. Policia italiane ka zbuluar se mesazhet kërcënuese i kanë mbërritur të miturës nga kompjutera të lidhur me server shqiptar. Të dhënat që vijnë nga hetimi italian tregojnë se në të vërtet është rënë në gjurmët e tyre por ende nuk bëhet e ditur nëse bëhet fjalë për rastin konkret apo për ndonjë rrjet tjetë.

Letër-porosia në Shqipëri

Shkresa që mbërriti në vendin tonë për kërcënimin që i bëhej së miturës italiane vuri në lëvizje ekspertët e hetimit. Në kërkesë fiskohej edhe fabula për të cilën duhej të investigonte dhe të hetonte prokuroria jonë. Italianët aso kohe treguan se një vajzë është kërcënuar me jetë, nëse nuk realizonte video erotike. Kërcënimet e 14-vjeçares, janë bërë në adresën e saj të emailit dhe kanë qenë aq shqetësuese, sa e kanë detyruar familjen e saj t'i drejtohet për ndihmë prokurorisë së Salernos. Dyshimet e para të ngritura pas hetimeve janë se kërcënimet ndaj 14-vjeçares janë bërë nga persona që banojnë në Shqipëri, edhe pse nuk janë identifikuar ende. Për këtë shkak, më 11 janar 2013, përmes një letër-porosie, autoritetet e drejtësisë italiane kanë kërkuar ndihmën e palës shqiptare. Prokuroria e Salernos, e cila ka regjistruar për rastin në fjalë procedimin me nr. nr.15252/12 R.G mod.44, ka nisur në drejtim të Ministrisë së Drejtësisë një letër-porosi, përmes së cilës kërkon të kryhen disa veprime hetimore, me qëllim identifikimin e personave që kanë kërcënuar të miturën. Dikasteri i Drejtësisë ia ka përcjellë dosjen prokurorisë dhe mandej kjo e fundit gjykatës.

Hetimi në Shqipëri

Nga të dhënat e prokurorisë mësohet se në të vërtet në lidhje me kërkesën e hetimit salernitan për rastin në fjalë të së miturës M.S kanë përfunduar hetimet. Referuar burimeve konfidenciale brenda prokurorisë bëhet me dije se në të vërtet çështja vijon të jetë në hetim nga autoritetet italiane pasi pala shqiptare ka mundur të kryejë të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore. Burimet janë mjaft të rezervuara në lidhje zbulimin konkret të ndonjë personi që është i përfshirë në këtë ngjarje por theksohet se hetimet kanë zgjatur rreth 2 muaj. Madje janë kontrolluar disa banesa dhe disa site por sipas burimeve nuk është shënjestruar asnjë emër që mund të vihet nën akuzë për kërcënimet. Në bazë të hetimeve, dyshimet bien mbi përdorues të internetit brenda qarkut të Tiranës, ndërsa burimet e prokurorisë tregojnë se homologët e tyre të Salernos vijojnë të punojnë në drejtim të zbulimit të dy personave.

Publikuar: 02.08.2013 | 16:00
Lexuar: 751 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime