E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nga ana tjetër, statistika tregon se numri i shqiptarëve në Maqedoni rritet çdo ditë nga 13 lindje.
Dnevnik: Maqedonasi i fundit do të vdes në vitin 2466!






Maqedonasi i fundit në territorin e tanishëm të Republikës së Maqedonisë do të vdesë në vitin 2466, ose pas 453 viteve. Një gjë e tillë do të ndodhë nëse vazhdon ritmi i tanishëm që çdo vit numri i maqedonasve të zvogëlohet, që ka arritur shifra alarme.

Çdo ditë numri i maqedonasve zvogëlohet për 8 persona, kurse i shqiptarëve në Maqedoni rritet për 13 persona. Një studiim i tillë i thejshët është bërë dhe publikuar nga gazeta maqedonase “Dnevnik”, e cila për bazë i merr të dhënat e regjistrimit të popullatës në vitin 2002.

“Duke u bazuar nga të dhënat e Entit shtetëror të statistikave të Maqedonisë se në vitin 2.062 294 banorë, del që prej tyre 1.323.580 janë maqedonas, në bazë të përqindjes prej 64.18 për qind. Popullata e dytë më e madhe në vend është ajo shqiptare prej 25.17 për qind ose 519.079 banorë. Përllogaritja është bërë me kushtin që përqindjet e para 11 viteve të mbeten të tilla, që nuk është për t’u besuar”, shkruan gazeta.

Në Maqedoni, gjysma e komunave ose 42 komuna, e sidomos në pjesën lindore të Maqedonisë që janë të banuara me maqedonas në vitin 2012 kanë rënie të natalitetit.

Karposhi dhe Kisella Voda nga Shkupi, Berova, Manastiri, Gjevgjelia, Dellçeva, Demir Kapia, Demir Hisari,, Kavadarci, Koçani, Kratova, Kriva Pallanka, Krusheva, Ohri, Pehçeva, Prilepi, Probishtipi, Resnja, Sveti Nikolla etj., janë disa prej komunave që kanë rritje negative të shtimitr të popullsisë.

Nga ana tjetër, statistika tregon se numri i shqiptarëve në Maqedoni rritet çdo ditë nga 13 lindje.

Por, statistikat theksojnë se në të ardhmen edhe ky trend i lidnjes te shqiptarët do të zvogëlohet.

“Për 20 vite pritet të ketë barazim të shkallës së natalitetit në Maqedoni. Vitin e kaluar në Maqedoni kishim rritje të popullatës prej 3424 persona, kurse për gjysmën e tyre meritorë janë katër komuna shqiptare edhe atë Saraji, Çairi, Studeniçani (të gjitha nga Shkupi) dhe komuna e Tetovës”, sqaron, Dono Gerasimovski, ish drejtor i Entit shtetëror të statistikave.

Publikuar: 05.08.2013 | 11:18
Lexuar: 665 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime