E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Materialet në ngarkim të të ndaluarve i kanë kaluar gjykatave përkatëse për vijimin e hetimeve.
Tre të arrestuar për marrëdhënie seksuale







Tre persona janë arrestuar ditën e sotme për kryerje marrëdhëniesh seksuale me të mitura. Një rast është shënuar në Elbasan, ku një 13-vjeçare ka qenë pre e një dhunimi sistematik të një 22-vjeçari. Ndërsa rasti tjetër ka ndodhur në Librazhd, ku një 29 dhe 30-vjeçar kanë kryer marrëdhënie seksuale jashtë dëshirës me një vajzë 16 vjeçe.

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 22-vjeçar për kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë me një të mitur. I arrestuari është Bajram Qosja, 22 vjeç, i cili akuzohet për se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një vajzë të mitur e identifikuar me iniciale D.D. Qosja është banues në fshatin Shalës, ndërsa vajza është banuese në fshatin Thanasaj në Lushnjë.

Rreth orëve të mëngjesit policia e Librazhdit ka arrestuar shtetasin Elton Alla, 29 vjeç dhe Kodhel Hoxha 30 vjeç, pasi në muajt maj-prill të viti 2012, kanë dhunuar seksualisht shtetasen E.K, 16 vjeçe në fshatin Rashtin në Përrenjas. Policia bën me dije se është arrestuar edhe vëllai i të miturës, 34-vjeçari Ylli Kollogji, i cili pasi ishte informuar nga e motra se dy të arrestuarit kishin kryer marrëdhënie seksuale me të, ka lidhur dhe më pas futur në makinën e tij njërin prej abuzuesve, Hoxhan.

Publikuar: 06.08.2013 | 10:40
Lexuar: 830 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime