E shtunë, 15.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kundërkandidati i tij, ish-ministri i Financave, Sumaila Sise, ka pranuar humbjen, ndërsa Keitas i ka uruar fat në detyrën e re.
Keita zgjidhet për president i Malit, Sise e pranoi humbjen







Ish kryeministri i Malit, Ibrahim Bubakar Keita, ka fituar zgjedhjet presidenciale në këtë vend.

Kundërkandidati i tij, ish-ministri i Financave, Sumaila Sise, ka pranuar humbjen, ndërsa Keitas i ka uruar fat në detyrën e re.

Keita, 68 vjeç, ka shërbyer si kryeministër në periudhën 1994-2000.

Këto kanë qenë zgjedhjet e para në Mali që nga fillimi i vitit 2012, kur një rebelim ka çuar në përmbysjen e liderit Amadou Toumani Toure dhe në një shpërthim të dhunës separatiste në veri të vendit.

Trazirat kanë bërë që Franca të dërgojë mijëra trupa në janar të këtij viti, për të dobësuar kontrollin e rebelëve islamikë.

Publikuar: 13.08.2013 | 21:36
Lexuar: 603 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime