E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shumica e shqiptarëve janë të punësuar si shoferë taxie dhe kanë restorantet e tyre ose ndonjë kompani të vogël për ndërtimin ose mirëmbajtjen e çative.
Shqiptarët e Alaskës









Alaska e ardhmja mbetet drejt lindjes...!

Alaska: Në një forum shqiptarësh në internet, dikush thotë se është e tmerrshme që askush nuk di se a ka shqiptarë që jetojnë e punojnë në Alaskë.

Sa është numri i tyre? A janë të organizuar dhe ku janë të përqendruar? Ende nuk ka ndonjë përgjigje. Pra, mendoj se është interesante të dihet diçka për atë komunitet, relativisht apo fare të vogël.

Sipas atyre që jetojnë atje, por edhe të afërmve, miqve e shokëve të tyre, thuhet se atje ka një komunitet shqiptarësh, krahas atyre nga Koreja, Rusia, Kina, vendet afrikane, Amerika e jugut e tjera. Dhe kryesisht ata janë nga pjesa shqiptare e Maqedonisë ose më saktë nga Prespa, Struga, Ohri, Dibra, Kërçova, Shqipëria dhe Kosova.

Shumica e shqiptarëve janë të punësuar si shoferë taxie dhe kanë restorantet e tyre ose ndonjë kompani të vogël për ndërtimin ose mirëmbajtjen e çative.

Pasi këto punë veç peshkimit janë më të paguarat në Alaska. Alaska, ka oferta të çuditshme të ndjelli amerikanët të popullarizojnë atë vend tepër të ftohtë.

Gazetat më të mëdha këtu në SHBA, në seksionin e tyre të vendeve të punës, thonë se në Alaska ka kompani peshkimi që kërkojnë punëtorë me pagesa që arrijnë deri në 1.000 ose 1.500 dollarë në javë.

Kur ja përmend dikujt emrin "Alaskë" i hyjnë të "dridhurat" se mendon se Alaska është vend i ftohtë dhe plot akull në katër stinët.

Publikuar: 15.08.2013 | 13:53
Lexuar: 1349 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime