E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Jam një superyll i “WWE” (disiplinës së mundjes) dhe për të qenë i ndershëm me ju, po e them një here e mirë, jam homoseksual. Jam gay dhe absolutisht i lumtur, shumë i lumtur me jetën time”.
Keçisti homoseksual








Sporti, tradicionalisht ka qenë një prej ambientëve më homofobikë.

Megjithatë, ndërsa në të shkuarën disa futbollistë e atletë të sporteve të ndryshme kanë deklaruar orientimin e tyre “jotradicional” seksual, diçka e tillë nuk kishte ndodhur kurrë më parë me një simbol të forcës mashkullore, me një përfaqësues të mundjes amerikane, njohur në zhargonin popullor si “keç”.

Luftëtari Darren Young, në një intervistë për një revistë rozë amerikane, lëshoi “bombën”: “Më shikoni. Jam një superyll i “WWE” (disiplinës së mundjes) dhe për të qenë i ndershëm me ju, po e them një here e mirë, jam homoseksual. Jam gay dhe absolutisht i lumtur, shumë i lumtur me jetën time”.

Ndërsa shndërrohet në keçistin e parë gay të historisë, Young tha se në mendimin e tij, nuk është i vetmi në qarkun e luftëtarëve profesionistë.

Publikuar: 16.08.2013 | 00:13
Lexuar: 2733 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime